Ata që kanë zgjedhur të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, e dinë sa e vështirë është të heqin dorë nga ushqime të caktuara, të tilla si majoneza. Më poshtë sugjerojmë se si të përgatisni një majonezë të shijshme bizelesh që do t’ju bëjë të harroni atë klasike.
Receta që ju ofrojmë, përveçse është e shijshme dhe ushqyese, është gjithashtu e përshtatshme për ata që ndjekin një dietë vegjetariane, pasi nuk përmban produkte me origjinë shtazore.
Për të përgatitur majonezën e bizeleve ju duhen: 150 gram bizele, lëngu i gjysmë limonit, 1 thelbi hudhër, vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë dhe piper të zi.
Lërini bizelet në ujë gjatë natës dhe të nesërmen bluajini së bashku me një thelbi hudhër, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Përziheni derisa masa të ketë një konsistencë të ngjashme me atë të majonezës, duke shtuar një sasi të mjaftueshme të lëngjeve. Sapo masa të gati, shtojini kripë dhe piper të zi.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.