Kush bën udhëtime të gjata të përditshme për të shkuar në punë, duke përdorur transportin publik ose makinën, vuan më shumë nga stresi, bën gjumë jo të mirë dhe ndihet më shumë i lodhur, krahasuar me ata që preferojnë të shkojnë në punë më këmbë.
Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti suedez i Lund, i bërë me 21000 punëtorë të moshës 18-65 vjeç.
Në përfundim të studimit u vu re se ata që i japin makinës ose qëndrojnë në autobuz për 30 dhe 60 minuta, janë më të stresuar se sa ata që ecin për një orë, të cilët mund t’i lejojnë vetes dhe të pushojnë gjatë rrugës. Kjo gjë është e pamundur për ata që janë duke i dhënë makinës apo janë pasagjerë.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.