Mirëqenie

November 1, 2016 | 8:41

Maksimumi i kafeinës që duhet të konsumojmë në ditë

Është e vështirë që të caktosh një sasi të saktë për të gjithë, pasi njerëzit mund të kenë ndjeshmëri të ndryshme ose reagimet ndaj kafeinës mund të jenë po kaq të ndryshme në bazë të moshës, historisë mjekësore dhe tolerancës.

Sipas Agjencisë Britanike të Ushqimit, maksimumi i kafeinës që duhet të konsumojnë në ditë gratë shtatzëna është 200-300 mg. Nuk duhet të harroni që çokollatat përmbajnë kafeinë, pijet energjike përmbajnë kafeinë, coca-cola, kafeja, çaji etj kanë përmbajtje të kësaj substance.

Ndërsa për njerëzit e tjerë, shumica thonë se sasia maksimale e kafeinës duhet të jetë 600 mg në ditë.

Një filxhan kafeje – 75-100 mg kafeinë

Një filxhan çaji – 40 mg

Një gotë cola – 40 mg

Pije energjike – 80 mg

Çokollata– deri në 50 mg

Sipas ekspertëve 1 gr çaj konsumohet në 100 ml ujë.

Bustinat e çajit përmbajnë 1 mg deri në 90 gr për filxhan.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top