Në fokus

November 15, 2019 | 8:17

Mama më të përgjegjshme për fëmijë-qytetarë më të mirë të së nesërmes

Të qenit nënë pa dyshim është një nga rolet më të rëndësishme për mirërritjen e fëmijës. Por jo çdo nënë ka fatin të ketë zgjidhjet në situata të cilat shpesh duan vëmendje, apo këshillimin e nënave të tyre.

Që para ardhjes në jetë të fëmijës e në vazhdim, ato gjenden deri diku të kapura “mat” për shkak se çastet e ndryshme mund t’i përballin në vështirësi zgjidhjeje. Ndaj, roli i të qenit nënë dhe prind, sipas psikologëve, bëhet një udhërrëfyes i denjë për të qenë ajo dhe babai i fëmijës mbështetja kryesore për të lehtësuar rritjen e tyre.

Mënyra me të cilën një nënë shprehet, shpesh është ezultat i përvojës së jetës që ajo ka bërë. Kjo shpërfaqet edhe nga reagimet emocionale të momentit, të cilat mund të jenë aspak të denja si model në sy të fëmijës. Në këto situata, një nënë do të duhet të mësojë se si të shprehet më mirë.

1

Së pari, ajo duhet të kuptojë se fëmija, për të mësuar diçka të re, të ndryshme, ka nevojë për praninë e saj, përndryshe do të reagojë ashtu siç ka vepruar gjithmonë, pa asnjë përparim social.

Prindi mund të lehtësojë rritjen e fëmijës duke stimuluar shkëputjen nga rutina apo përditshmëria, duke krijuar një ndarje nga personalitetet që ka secili. Një mënyrë për të lehtësuar këtë shkëputje është ajo e tërheqjes së vëmendjes së fëmijës, e cila në thelb mund të “pikturojë një pamje”, një mënyrë tërheqëse të ndryshimit që fëmija nuk do të mund t’i rezistojë.

Në këtë pikë mund të mendojë të përballet me procese transformuese: kur nëna është e vetëdijshme për atë që po ndodh brenda rritjes e që mund të bëhet mbështetje e vlefshme si një edukator. Ajo mund t’i lejojë fëmijës të ecë me këmbët e veta, duke shmangur rrezikun e dhënies së një zgjidhjeje shumë shpejt, dhe ndoshta të shihet si pedante e për këtë arsye mund të mos dëgjohet. Në këtë mënyrë, gjithashtu, nëna është në gjendje të zgjojë strategjitë e fëmijës për ta adresuar në sfida reale, duke përdorur gjuhën e duhur me të cilën fëmija mund të shqyrtojë zgjedhje dhe zgjidhje të natyrave të ndryshme.

E gjithë kjo, pa harruar nevojën për fëmijën që të bëhet qytetar i mirë, jo vetëm për t’iu bindur rregullave të familjes, por edhe shoqërisë. Çdo veprim edukativ është si të përmbushësh një mision drejt së ardhmes, jo vetëm së tashmes. Një vështrim në atë që fëmija në veprimet e tij do të jetë kontribut për universin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top