Në fokus

October 21, 2019 | 10:37

Mami, mos më kërko të nxitoj: rri me mua dhe më përqafo

Ditët ikin më shpejtë, vrulli i jetës së përditshme po na largon nga ato momente që përkundrazi duhen shijuar në gjithë veçantinë e tyre, si përqafimi i fëmijës tonë. Asnjëherë nuk ka kohë, alarmi që bie  shënon ditët tona. Ne kemi krijuar familje dhe ndërkohë që përgatitemi për të shkuar në punë, kërkojmë që fëmija të vishet shpejt.

Por ata, fëmijët tanë, janë akoma të vegjël, u duhet kohë edhe për ato gjeste të vogla që ne na duken të lehta. Ndonjëherë humbja e durimit është shumë e lehtë, ngadalësimi duket i vështirë, por nëse mësojmë ta bëjmë atë, gjithçka bëhet mrekullisht magjike. Rruga për të shkuar në shkollë mund të shndërrohet në një shëtitje të këndshme, dorë për dore, me fëmijën tonë. Ndoshta ai me të vërtetë ka nevojë për këtë dhe po kështu edhe ne.

Ka shumë për të bërë, është e vërtetë, por koha e humbur pas punës dhe punëve të jetës së përditshme, askush nuk do ta kthejë më. Dhe fëmijët tanë rriten, më shpejt nga sa mund ta imagjinonim. Ne shkojmë, vrapojmë, bëjmë gjëra, madje shumë dhe e humbim vëmendjen, e vetmja gjë që vërtet numërohet: një përqafim i shpejtë dhe i pafund për fëmijën tonë.

duke qenë se jeta është e shpejtë, ajo na ka dhuruar një dhuratë të çmuar, atë të kohës, dhe ne nuk mundemi ta shfrytëzojmë atë për të përjetuar momente dhe emocione të jashtëzakonshme si ato të shpenzuara së bashku me fëmijën tonë. Pikërisht prej fëmijëve tanë, ne mund të marrim një shembull dhe të mësojmë të ngadalësojmë, të shijojmë edhe ato momente kur bota duket se po ndalet.

Lagjja ku jetojmë, aroma e një tortë të bërë në shtëpi dhe rrezet e diellit që ndezin fytyrën e lumtur të fëmijës tuaj që rrezaton gëzim, vetëm sepse ai po kalon pak kohë me nënën e tij. A nuk është e mrekullueshme? A nuk vlen buzëqeshja e pastër dhe autentike e fëmijës tonë sesa të gjitha punët dhe angazhimet personale?

Sa shumë dashuri ka kur ulesh në tokë dhe luan me fëmijët e tu. Pra, lërini fëmijët tuaj t’ju mësojnë diçka: mësoni të ndaloni, të jetoni momentin, të përqafoni fëmijën tuaj dhe të nuhasni aromën e tyre, do të jetë një gjë shumë e bukur.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top