Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar sot se shumë shpejt vaksinimi anti Covid do të bëhet i detyruar për disa kategori personash.
“Ndaj shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin.
Do nisim shumë shpejt zbatimin e një plani për kalimin në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit ku detyrimi i disa katrgorive për t’u vaksinuar do bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Ne do e bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, u shpreh ministrja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Sakaq, ministrja theksoi se plani i masave për përballimin e situatës së vjeshtë dimrit është gati.
Ministrja Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim ndaj COVID19, duke e konisderuar si armë mbrojtëse për çdo qytetar për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.