Mandarina është fruti më i pëlqyer dhe i kërkuar në treg. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira. Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë. Sipas studimeve nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.
Konsumimi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj. Përdorimi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.
Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparojnë elasticitetin e enëve të gjakut. Mandarinat mund të ulin rrezikun për të zhvilluar kancer të mëlçisë. Në të vërtetë, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë hepatit kronik mund të ulin zhvillimin e kancerit të mëlçisë duke pirë lëng nga mandarinat e freskëta. Në studim kishin marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës të cilët kishin pasur hepatit viral dhe të cilët kishin konsumuar lëng mandarine në baza ditore. Në fund të studimit ata nuk kanë pasur kurrfarë shenje të kancerit të mëlçisë.
Për dallim nga ata, në mesin e 45 pjesëmarrësve me të njëjtin problem dhe të cilët nuk kanë konsumuar pije të mandarinës, shkalla e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka qenë 8.9%. Mandarinat mund të ofrojnë deri në 80% të nevojave ditore për vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e imunitetit.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.