Mirëqenie

November 17, 2016 | 8:02

Mania e re joga, meditim dhe ‘banjo zanore’

Një metodë e re meditimi ka pushtuar SHBA, por pavarësisht emrit të saj, nuk përfshihet banjë në të. Bëhet fjalë për banjat zanore të cilat vijnë si një relaksim alternativ, por çfarë janë ekzaktësisht ato?

Banjat zanore janë një koncert i improvizuar meditativ, që mbështet relaksimin e thellë, lirimin e stresit dhe shërimi mund të ndodhë. Ashtu siç sugjeron dhe emri, ato janë krijuar si një terapi shëruese që përdor tingujt për të nxitur një gjendje qetësie dhe ndjenje intensive relaksimi. Tingulli arrihet lehtësisht dhe mund të ndihmojë në transformime të fuqishme.

1

Gjatë seancës, pjesëmarrësit zhyten në rezonancë qetësuese zanore të emetuar nga instrumente tradicionale si qypa kristali këndimi, diapazon dhe gonget. Kjo mund të sjellë ekuilibrin, relaksim dhe ndjenjën e tërësisë ndaj trupit dhe mendjes. Ajo arrin në të gjitha nivelet: fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore.

“Ka patur një shpërthim të çmendur të banjave zanore. Për çfarëdolloj arsye që po ndodh, mendoj se është mahnitëse,” tha për ‘Well and Good’ Sara Auster, shëruese zanore.

3

Sipas saj, ajo që Auster dëgjon shpesh është se njerëzit pas kësaj terapie bëjnë një gjumë më të mirë dhe arrijnë një gjendje qetësie.

Kjo përvojë mund të sigurojë shumë përfitime: meditim, rritjen e fokusit dhe qartësi, ulje të ankthit, lehtësim stresi, dhe një kapacitet në rritje për ndjeshmëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top