Këshilla & Arsye

January 12, 2019 | 11:47

Manipuluesi narcist: Ja si ta njihni atë para se të bini në grackën e tij…

Njohja e një manipuluesi narcisist para se të bini në rrjetën e tij është e mundur dhe e domosdoshme për të shmangur ndikimin malinj dhe destruktiv. Otto Kernberg, një psikolog dhe psikoanalist austriak, e përshkruan atë në një mënyrë të plotë.

Kush është, lind pyetja?

Manipuluesi pervers është personi i cili, përveç manipulimit të të tjerëve, ka tendencë të ndjekë praktikat kufizuese, për të arritur më mirë qëllimet. Një person i cili, siç dokumentohet gjerësisht në leksionet e mbajtura në universitete të ndryshme të botës, nuk dështon në shqyrtimin e realitetit dhe aftësisë për ta interpretuar atë, por dallon sa i përket objektivave të veprimeve të tij dhe mënyrave për t’i arritur ato.

Profesori shpjegon se ekzistojnë nivele të ndryshme të narcizmit dhe se pacienti narcisist duket se vepron mirë, sepse në një shikim sipërfaqësor, sjellja e tij duket të jetë pak e shqetësuar. Sidoqoftë, në analizat e mëvonshme dalin në pah veçoritë specifike të personalitetit të tij dhe qasjet e përbashkëta ndaj qëllimit që ai ka.

Ashtu si gjithë narcisistët manipulues, madje edhe ata të përkufizuar pervers kanë një konsideratë të lartë për vetes, ata besojnë se janë të veçantë. Ndryshe nga narcisisti “normal”, ky person ka sjellje kufizuese, antisociale dhe një komponent paranojak të theksuar.

Manipulimi dhe mashtrimi bëhen koordinatat e zakonshme brenda të cilave këta persona lëvizin duke vepruar me kaq mizori dhe llogaritjet janë të ndryshme nga narcisistët e zakonshëm ose ata që ngrihen duke u munduar të përmirësojnë disa veçori, por kërkojnë objektivat e atyre të përcaktuara perverse.

Këto nuk janë të përqendruara vetëm në kënaqësinë seksuale, edhe nëse ky komponent nuk mungon, pasi ata synojnë të asgjësojnë dhe dobësojnë personalitetin e viktimave të tyre, d.m.th. atë që zgjedhin si objekt të paranojës së tyre.

Siç thuhet nga studime të ndryshme, këto subjekte pretendojnë të jenë të interesuar, madje edhe të dashur, me qëllim që të abuzojnë me disponueshmërinë e viktimës. Ata janë njerëz që, nga ana e tyre, kanë përjetuar këtë lloj traume dhe kështu shkarkojnë efektet në subjekte të tjera.

Ata përdorin mjetet klasike të manipulimit:

Shantazhi emocional ose ndjenja si një mjet kërcënimi dhe kontrolli, gënjeshtra dhe lajka, instrumente që nuk rezultojnë në një gjendje të pastër dhe të sinqertë mendore, por gjithnjë kanë për qëllim llogaritjen dhe kërkimin e përparësisë egoiste.

Ata janë të specializuar për denigrim, zotërim të pushtetit dhe kontrollit, sepse sjellja e tyre nuk synon vetë-ekzaltimin si qëllim në vetvete, por ka për qëllim kontrollin e të tjerëve. Ky person arrin maksimumin e kënaqësisë kur ai arrin të poshtërojë, duke fituar një lloj varësie, materiale dhe afektive, nga ai që ka vendosur në këtë kurth.

Kjo është pika kryesore për të cilën ai tenton. Prandaj është e qartë se zgjedh me kujdes prenë e tij dhe ai e bën këtë duke identifikuar subjekte që tentojnë të mos besojnë, por të kërkojnë varësi emocionale. Pra, është e vërtetë se koncepti i ekzekutuesit ekziston nëse ekziston një viktimë, një person shumë i brishtë, i pasigurt, gjithashtu me një mentalitet të pabalancuar.

Ta vendosni jetën tuaj në një gjendje varësie, psikologjike dhe materiale, në duart e atyre që jetojnë për të arritur këtë qëllim, është një simptomë e keqësimit dhe paqëndrueshmërisë. Të duash veten, të jeni të vetëdijshëm për vlerën dhe aftësitë tuaja, është thelbësore për t’i njohur këta individë dhe për të mos rënë në kurthin e tyre. Të jesh i pavarur, të mos kapesh pas fqinjit, të mos duash për nevojë, por të pasurohesh me dashuri. Kjo na kursen. Gjithmonë.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top