Në fokus

March 18, 2016 | 9:32

Manjola Nallbani: Të falësh është virtyt

Manjola Nallbani këngëtare lirike. Pedagoge e degës së kantos në Universitetin e Arteve të Bukura.

Çfarë nuk do të falnit kurrë?

Të falësh është një virtyt për njeriun. Është diçka që e fiton me pjekuri. Kur je i ri je më pak tolerant për shkak të moshës, dozat e mërisë janë më të mëdha. Ndërkohë që sot në një periudhë tjetër, shumë situata më duken më të falshme, më të tolerueshme. Unë them se pjekuria e bën njeriun më të hapur për t’i parë gjërat me zemërgjerësi. Nuk jam natyrë që edhe kur më kanë bërë keq të hakmerrem njësoj. Përkundrazi. Jam e drejtpërdrejtë ndoshta më shumë se ç’duhet, ndryshe nga të tjerë që s’e transmetojnë, bëhen hipokritë për shkak të një lloj raporti tjetër, atij përfitues. Nëse më ka zhgënjyer dikush, për mua ajo marrëdhënie nuk është më si më parë. Nuk bëj dot teatër, sidomos nëse zhgënjehem për gjëra të rëndësishme. Nuk hakmerrem asnjëherë por as në hipokrizi nuk shkoj. Fal edhe atë që mund të ketë gabuar me mua, por duke pasur parasysh se ai raport nuk do të jetë njësoj. Nuk do të falja, por kurrë, qoftë larg sikur dikush t’i bënte keq fëmijëve të mi. Për veten time e di se si i kam ndërtuar gjërat. Edhe nëse janë njerëz që mund t’i mbajë marrëdhëniet njësoj, deri në këtë pikë nuk jam tolerante. Nuk i përgjigjem me të njëjtën monedhë, por as nuk do të jetë i njëjti njeri për mua. Do ketë distancë. Ta bëri njëherë mos e lejo që të ta bëjë për së dyti.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.67

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top