Shumë njerëz i tërheq mënyra se si një femër ecën në rrugë,metodat e modeleve të cilat nuk shterojnë kurrë kur vjen puna te prezantimi i paraqitjes së jashtme dhe të brendshme. Them të jashtme dhe të brendshme pasi bota e bukurisë së jashtme të një modeleje është po aq e rëndësishme sa bota e e bukurisë së brendshme. Pa harruar të shtoj se midis modeleve të ndryshme ekziston dhe prania e bulimisë, bezdi kjo e cila duhet shumë punë për ta luftuar dhe kthyer në jetë një modele, si njeri tërësisht të shëndetshëm, sipas normave të rregullave të shëndetit njerëzor.
Modelet sot janë më të kontrolluara, kjo pasi bulimia është rreziku kryesor që i shqetëson jo vetëm modelet, por edhe familjarët dhe miqtë e tyre. Po të isha më skeptike, do të thoja se të vetmet që nuk e kuptojnë buliminë janë modelet, kjo pasi nëse një modeleje nuk ia bën të qartë se vuan nga bulimia, mund të ndodhë në përkeqësimin e gjendjes së saj fizike, mendore, gjendjen e humorit dhe ecejaket shpirtërore.
Kura me ilaçe në raste të diagnostikimit me bulimi të një modeleje nuk është zgjidhja e duhur. Ilaçet sipas statistikave të llogaritura me numër vitesh nga ana ime, janë të pakonceptueshme për të kuruar buliminë. Në çastin që tek një modele nuk është vërejtur seriozisht problemi i bulimisë, atëherë gabimi i kryer në preferencat e pakontrolluara të modeles mund të jetë fatal.
Modelet të cilat vuajnë nga bulimia, mund të zgjedhin si preferencë të tyren ushqimin me masë dhe pa masë, dhe mund të zgjedhin gjithashtu edhe përdorimin e drogërave të ndryshme ose përdorimi i drogërave të ndryshme mund të mos jetë zgjedhja e tyre, por mund të jetë zgjedhja e njerëzve të cilët duan të përfitojnë nga raste bulimie për të kuruar gjoja çekuilibrimin e ushqimit te modelet me drogëra të ndryshme. Këto lloj drogërash janë kokaina, heroina, opiumi, petidina, ekstaza, morfina e drogëra të tjera.
Në jetën e një modeleje, krimi më i madh është kur rasti i bulimisë së hershme kthehet nga bulimi në përdorues droge, dhe më pas kalon në bipolaritet, duke zhdukur kështu çdo origjinë të mundshme të prejardhjes së diagnozës së shëndetit të një modeleje . Kur një modele qysh në moshë të hershme është dalluar me bulimi, është kapur me heroinë, e cila në gjuhën e karteleve transkriptohet në magji të zezë dhe më pas devijon në kulmin e karrierës së saj me diagnozë bipolariteti, ky është kulmi i masakrës së biznesit të markertingut të modelingut botëror edhe shqiptar.
Një psikolog i zoti, kur studion rastet e një modeleje me bulimi të hershme, nuk bie kollaj brenda qarqeve të biznesit të botës së marketingut të modelingut. Çfarë ndodh është fakti se e para gjë që duhet të bëjë një psikolog dhe investigues i duhur, është kryerja e një itinerari të konkurrencës që ka shkaktuar një modele në tregun botëror dhe tregun shqiptar. Parë nga ana e konkurrencës ka qindra mënyra për të shkaktuar dëmtimin e karrierës së një modeleje të suksesshme në tregun botëror.
Një nga këto mënyra është edhe rasti i largimit të vëmendjes nga origjina e hershme e diagnozës së bulimisë, kalimi në përdoruese droge si magjia e zezë, heroina, dhe më pas në kulmin e karrierës së modeles vetë të konkurruarit paguajnë njerëz specialë për të kaluar nga zinxhiri i bulimisë, heroinë në bipolaritet një modele e cila është ikona e modës botërore jo vetëm për trupin, po edhe për sharmin e saj, botën e brendshme intelektuale dhe botën e jashtme të bukurisë së fytyrës, bukurisë natyrale.
Në tregun e biznesit të modelingut, lufta është e pamëshirshme. Nuk pyetet më për rëndësinë e një modeleje dhe çfarë i ka dhënë ajo tregut të modës në modes mbarë botën, synimi është kush të fitojë më shumë prioritet në vend të një modeleje apo një tjetre.
Të jesh modele apo catwalker nuk është e lehtë. Kjo pasi je pasqyra ku shihen me mijëra njerëz të cilët duan të mësojnë nga ty mënyrës si ecën, si vishesh, si sillesh dhe si e shpreh një opinion dhe jep intelektin tënd ndoshta dhe në bazë të fakultetit që ke përfunduar.
Bulimia është tmerri i një modeleje, është nervoziteti i një modeleje, ndonjëherë i papërballueshëm nga shumë njerëz, edhe nga njerëzit e familjes, shoqëria. Dihet se një nga të vërtetat e bulimisë është nervoziteti. Një bulimiste e hershme është shëruar në çastin kur nuk mërzitet që sheh ushqim, kur nuk mërzitet që sheh njerëz të tjerë që hanë ushqim dhe një bulimiste e hershme është shëruar krejtësisht në çastin që dhe vetë ushqehet me ekuilibër dhe pa pasur të domosdoshme të vjellë ushqimin që ha apo të jetë nervoze vend e pa vend. Kontrolli i nervozitetit nga ana e vetë modeles është lufta e fituar e saj. Modelingu është profesion shumë i bukur, por është dhe një nga profesionet më të vështira, pasi je gjithnjë në qendër të vëmendjes për t’u prezantuar si perfekte në çdo gjë, në çdo detaj, në çdo mënyrë tënden. Shenjat e bulimisë largohen, por ajo çfarë mbetet është suksesi i një modeleje në treg. Stili i rrugës i fton shumë njerëz të bëhen një dhe t’i thonë jo bulimisë, t’i thonë jo heroinës dhe t’i thonë jo bipolaritetit, t’i thonë jo konkurrencës së pandershme në modeling!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.