Në edicionin e gjashtë të Maratonës së Tiranës, Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi që këtë vit t’i bashkohet kauzës së personave me aftësi ndryshe. Veliaj zgjodhi që bashkë me një vajzë të vogël me karrocë të vrapojë në kategorinë ëe Too (2.3 km). Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen përmes një postimi në rrjete sociale: “Jam shumë krenar për ty Elona Çollaku! ❤️ Faleminderit që më dhe mundësinë të garonim së bashku në maratonë. 🙏 Je një KAMPIONE E VËRTETË! 🏆
Qëllimi i kësaj gare është më shumë motivues se sa konkurrues.
Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, biznese apo grupe të ndryshme regjistrohen dhe vrapojnë në Maratonën e Tiranës për të sensibilizuar opinionin publik duke ngritur kauza të ndryshme.
Në garë morën pjesë 33 shtete, me pjesëmarrjen e 2500 vrapuesve. Për Shqipërinë garoi atletja rekordmene Luiza Gega, Kampionie europiane në fuqi e atletikës. Ajo mori medaljen e fituar për gjysmë maratonën e Tiranës. Gega përshkroi 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. Rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 50 sekonda.
Në nisje të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në qytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse. Ai tha se Tirana mezi pret të marrë edhe titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, teksa tregoi se ai këtë herë do të vraponte për Special Olympics Albania.
Gara e Maratonës së Tiranës është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.