Ditën e sotme, Roma do të përballet me një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni të parë të Conference League, Feyenoord-in e Arne Slot. Kapiteni i skuadrës dhe një nga objektivat në merkaton e verës për klubin verdhekuq, Marcos Senesi, ka dhënë një intervistë në lidhje me finalen e madhe.
“Është një kupë e re dhe ne duam të bëjmë histori. Për mua është finalja e parë që do të luaj dhe shpresoj se është mënyra më e mirë për ta fituar. Tashmë kemi përfunduar kampionatin dhe kemi ardhur në Portugali për të bërë një mini parasezon dhe në të njëjtën kohë të përgatitemi për ndeshjen, e cila mund të jetë një avantazh për ne. Por, Roma do të arrijë me një ritëm më të lartë sepse po luan ndeshje të rëndësishme”.
25-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën holandeze. Paraqitjet e mira të Marcos Senesi-t kanë rënë në sy të dy përfaqësueseve, Italisë dhe Argjentinës. Mbrojtësi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. “Jam shumë i lumtur sepse kjo do të thotë se po e bëj mirë punën time. Kam pasur kontakte me Roberto Mancinin, ai më tregoi projektin e tij. Më pas fola edhe me stafin e trajnerëve argjentinas dhe në atë moment shpreha dëshirën time për të luajtur për vendin tim. Vendimi tashmë është më se i qartë”.
Kush është Marco Senesi?
Marcos Nicolás Senesi Barón (lindur më 10 maj 1997) është një futbollist profesionist argjentinas që luan si mbrojtës për Feyenoord të Eredivisie Hollandeze. Senesi bëri debutimin e tij për San Lorenzo më 25 shtator 2016 si titullar në ndeshjen e Primera División argjentinase kundër Club Atlético Patronato. Më 16 shtator 2017, ai shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për klubin në një fitore 1–0 kundër Arsenal de Sarandi. Më 2 shtator 2019, Senesi nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin holandez të futbollit Feyenoord. Më 10 nëntor 2019, ai shënoi golin e tij të parë për klubin, golin e fitores në një fitore 3–2 kundër RKC Waalwijk, duke goditur me kokë në një goditje të lirë në minutën e 85-të. I lindur në Argjentinë, Senesi është me origjinë italiane. Ai u thirr në ekipet kombëtare të Italisë dhe Argjentinës, të cilat të dyja do të përballen me njëri-tjetrin për Finalissima 2022 qershor 2022.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.