Mirëqenie

November 20, 2019 | 13:14

Margarita Mujollari Velillari: Duararta e veshjeve për fëmijë!

Familja bazë është vendi ku marrim modelet, fitojmë aftësi të cilat të nesërmen do të na bëjnë të ndihemi krenarë. Mes tyre, veç vlerave, përçohet shumë dashuri, siguri dhe mësime për jetën. Të gjitha këto e kanë bërë Margaritën jo veç një grua të fortë, por një nënë po kaq të përkushtuar ndaj trashëgimisë së vlerave në familjen e saj. E në këtë zinxhir vlerash, ajo përcjell si mesazh pozitiv, një motiv të ushqyer në fëmijërinë e hershme, duart e arta të nënës së saj. Ishin ato duar që me punën e dorës, edukuan te Rita një dëshirë dhe pasion më të madh ndaj të bukurës.

Margarita Mujollari Velillari, fashion designer

Margarita Mujollari Velillari, fashion designer

Nuk e harron kurrsesi atë kohë kur ajo, fëmijë, vizatonte fustane me modele të ndryshme. Ideonte në mendjen e saj stile ndryshe nga e zakonshmja. Shtonte elementë detajues që e bënin të veçantë një veshje. “Vizatoja fustane me modele të ndryshme sipas mënyrës time. Mami im ka punuar si shitëse në atë kohë, dhe në kohën e lirë ajo punonte me shtiza. Unë i merrja njërën shtizë fshehur, (sepse isha e vogël e nuk më linte), dhe e përdorja si grep. Që fëmijë çdo veshje times do t’i ndryshoja të paktën një gjë. Nuk e vishja siç e blija të gatshme, asnjëherë, ose do t’i hiqja jakën ose mëngët. Por shumë gjëra të këtij lloji më vinin dorësh e nuk mund të lija pa shprehur talentin që buronte brenda meje”. E kështu, pak nga pak, si për t’ia shpërblyer nënës modelin që i kish përçuar, erdhi dhe puna e parë dalë nga duart e një 15-vjeçare. “Realizova një fund për mamin, të cilin e kam punuar me gjithë dashurinë e mundshme që kisha dhe kam për të nga fillimi në fund. Dhe ajo që është më interesante, e qepa me dorë sepse nuk kisha akoma një makinë qepëse në atë kohë”.

E në këto emocione, të cilat formuan artisten që është sot në botën e modës, padyshim që për Ritën shtysë për profilizimin akademik të mëvonshëm të saj ka qenë dhe do të mbetet e motra. “Shpresa më ka mbështetur gjithmonë, e cila ka qenë gjithmonë si ‘shpresë’ për çdo gjë timen. Familja ime në fakt nuk donte që unë të qepja aq herët (kam qenë vetëm 17 vjeç kur bleva makinën qepëse) sepse ishte ideja që do me pengonte për studimet, por pasioni dhe dëshira nuk më penguan aspak, madje më shtynë më shumë që pas shkollës së mesme profesionale “Konfeksion” të vazhdoja studimet e larta për “Inxhinieri Tekstile”.

1Për Ritën, e cila sot ka atelienë e saj “Margarita Atelier”, ka qenë një rrugëtim i gjatë, sfidues, e njëherësh befasues për arritjet që ka shënuar. Më tregon për thesarin që ka ngritur me duart me veta, teksa mbi kokat tona rreshtohen modele të panumërta veshjesh varur në kremastarë, që nga fustanet e mbrëmjeve, klasike, ato të përditshmërisë për grupmosha të ndryshme. Gjithçka është në funksion të një stilimi të radhës.

12Tavolina e madhe e prestarisë, makinat qepëse, bobinat shumëngjyrëshe me penj pambuku, por jo vetëm, janë në pritje të takimit të rastit. Sepse ka shumë zonja që i besojnë vetëm duarve të saj.

Për Margaritën, në këtë rendje pa kohë, nuk ka një formulë krijimtarie. “Ajo që mua më frymëzon më shumë është dashuria që kam për të. Mendoj që kur një profesion e do, me të bën ç’mund. Unë një veshje e nis me një X ide por ‘gjatë rrugës’ lindin ide të reja, kështu që i bie ta nis ndryshe dhe ta përfundoj ndryshe, por sigurisht më të bukur. Energji përfshirëse gjithë këtë nuk është prerja, dhe as qepja, por plotësimi i saj kur ka përfunduar si bazë veshje. Një punë dore ose aplikacion. Me pak fjalë, për mua veshja merr jetë duke e plotësuar me elementë të tjerë, të cilat mund të jenë të punuara me dorë”.

13

Por çfarë e nxit Ritën të jenë fanatike e punës së dorës? “Një veshje pa një punim dore në të është e thatë. Puna e dorës përveçse e personifikon veshjen, duke e bërë atë ndryshe nga të tjerat, mbi të gjitha i rrit vlerat asaj. Do i qëndroj gjithmonë fanatike faktit që artizanati nuk vdes kurrë ndaj dhe gjithmonë, bashkë me pasionin tim për të, do vazhdoj ta ndërthuar me atë modernen duke e aplikuar në krijimet e mia”.

3

“Margarita Atelier” krijon veshje për të gjitha moshat e gjinitë, por më së shumti profilizuar tek gratë dhe fëmijët. Ajo që e fokuson më shumë pas këtij pasioni, si të thuash e përfshin pa kushte, janë veshjet e fëmijëve, vajza dhe djem nga 0-15 vjeç dhe puna e dorës në veshjet për gra. Një gjë e bukur në këtë rast janë dhe veshjet çift, mama-vajzë. “Ka mjaft kërkesa, të cilat janë të ndryshme, por shumica e klientëve e lënë në dorën time. Për klientët e përhershme nuk ka diskutim që mjafton vetëm porosia dhe e lënë me besim të plotë, duke ma besuar çdo gjë nga fillimi në fund”.

11Margarita Velillari është njëherësh bashkëshorte dhe nënë e dy djemve, por kurrë nuk e ka ndarë kohën që u takon atyre me punën. Si një model gruaje shqiptare e fortë, Rita rrëfen se si e gjeni kohën për t’i bërë shumë mirë të gjitha. “Ah si i bëj… mund të them që lodhem pafund shumë, sepse jam nënë që i bëj të gjitha çfarë i takon një shtëpie, e vetme, aq sa shpesh i them vetes: Sa e fortë paske qenë moj Rita! Por të gjithë këtë sakrificë ia dedikoj dy djemve të mi. Për mua ata janë frymëmarrja ime, janë frymëzimi im, janë gjithçka.

Një falënderim i madh i takon dhe presidentit të firmës “Kjendy” sh.p.k., z.Nderim Velillari (bashëshortit tim) i cili më ka mbështetur jo vetëm moralisht, por dhe financiarisht. Pa të nuk mund të kisha Atelienë time sot”.

4 5 2

10

7 9 8 6

ADRESA
Rruga e Durrësit, Blloku i Ambasadave, mbrapa Ambasadës Kineze | +355 (0)69 22 75 070  |  Facebook: By Margarita Atelier | Instagram: by_margarita_atelier

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top