Lifestyle

March 23, 2016 | 9:30

Margarita Xhepa, nderohet me titullin “Fisnikëria e Durrësit”

Për 18 vite me radhë Durrësi i ka kthyer në traditë kremtimet për festën e pranverës “Mikpritja durrsake”.

Festimet për ardhjen e pranverës janë shoqëruar edhe me nderimin e një prej ikonave të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, aktores së madhe Margarita Xhepa me titullin “Fisnikëria e qytetit”.

Ky vlerësim në prag të 82-vjetorit të lindjes, është rezultat i një pune dhe përkushtimi të gjatë në fushën e artit.

“Profesioni jonë dihet që fisinkëron shpirtin e njeriut, atë që bën artis e bën kush. Kemi punuar me dashuri dhe përkushtim, po flas në emër të brezit tonë të parë, me një seriozitet të jashtëzakonshëm. Me gjithë mend është një gjë e bukur që ne e kemi në shpirt artin, jemi të papërtuar, sepse arti jep mesazhin më të fuqishëm. Unë kam marrë nga puna ime në teatër dhe kinematografi disa trofe e çmime, po këtë do ta quaja të veçantë. Puna jonë është e lidhur me spektatorin, sepse ne në skenë dhe në film kemi partnerin, por partneri kryesor jeni ju që na doni, respektoni dhe duartrokitur. Keni qënë gjithmonë frymëzim”, u shpreh aktorja e nderuar Margarita Xhepa.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top