Lifestyle

February 5, 2019 | 8:45

Maria De Filippi flet për djalin e saj Gabriele: “U lodhëm duke u përpjekur ta mbrojmë atë nga fama jonë”

“Që kur ai erdhi në jetën tonë ne jemi munduar ta mbrojmë atë nga fama jonë”. Në një intervistë me të përjavshmen Oggi, Maria De Filippi flet për djalin e saj Gabriele, të adoptuar ne 2004-ën se bashku me bashkëshortin e saj Maurizio Costanzo.

“Ne gjithmonë kemi bërë një jetë normale, kështu që për vite me radhë ai nuk e kuptonte se ishim të famshëm”, vijoi ajo.”Nëse është biologjik ose i adoptuar, një fëmijë është një fëmijë. Kur e adoptoni një fëmijë, nuk do të thotë se merrni në shtëpi një person i cili është bërë në një mënyrë dhe nuk ndryshon më: e vërteta është se ngadalë ndodh diçka midis jush dhe atij, lind një ndjenjë e ndërsjellë”.

Gabriele 26-vjeçar bashkëpunon me Fascino, prodhim televiziv i prindërve të tij: “Duke punuar me Witty, ai ka pasur një shans më shumë në jetë sesa kolegët e tjerë, por ai e di se duhet të punojë shumë për të fituar respektin e tyre!”

Ndërkohë në një intervistë tjetër, De Filippi kishte lënë mënjanë rezervat natyrore, për të lëvduar djalin e saj: “Është i bukur nga brenda, është një djalë i zgjuar, i pastër, i sinqertë, më mahnit çdo ditë. E ndërsa unë jam e mbushur çdo ditë me komplimente ai i ndjen këto për herë të parë tani, por unë jam e sigurt se ai do të jetë një baba i mirë dhe një burrë i mirë, ai është një djalë besnik.  Isha një nënë mbytëse, derisa erdhi një moment në jetë kur ai më tha stop, në atë çast bëra hapa prapa, por gjeta mënyrën që ai të më informojë për atë që bën”.

 

Burimi / www.huffingtonpost.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top