Mirëqenie

April 29, 2016 | 5:31

Marina Vjollca: Do të doja të zgjohesha në mesditë

Gjumin e mëngjesit nuk e ndërron me asgjë në botë. Aq sa asnjë provim i rëndësishëm në fakultet, apo asnjë skalet i papërfunduar emisioni nuk do mund t’ia prishte qetësinë që përjeton mes çarçafëve në mëngjes duke fjetur apo duke u kotur. Ndaj dhe Marina Vjollca s’ka mundësi tjetër, i duhet zilja që ta zgjojë në 7.30. Zilja bie çdo 5 minuta Kurrë nuk i ndodh të zgjohet me të parën. Zilja përsëritet çdo 5 minuta, derisa ajo më në fund, hedh tej mbulesat. “Po të ishte për mua, mëngjes do të quhej ora 12 e drekës, por duhet të ngrihem nga shtrati sepse më pret shkolla, puna”. Muzika acaruese Do ta kishte edhe më të vështirë për t’u zgjuar, nëse si zile të alarmit në celular, nuk do zgjidhte një muzikë shkatërruese nervash, që do i prishte edhe ato ëndrrat e bukura të mëngjesit. “Para disa kohësh, vura si zile alarmi, një hit të preferuar timin, të këngëtarit Akon. Që nga ajo kohë, nisa ta merrja inat sepse ai më bënte gjënë më të tmerrshme: më zgjonte që në pikë të mëngjesit”. Sfondi muzikor Nga përgjumja, nuk del kollaj nëse në sfond nuk ka një këngë të rrymës muzikore house. Të tilla ritme janë adrenalina, janë adrenalina e ditës që e ndihmojnë ta marrë me energji dhe sportivitet, fillimin e një dite të re. Janë si një filxhan i madhe kafeje. Ndaj rri për disa minuta tek koka e magnetofonit apo përpara televizorit, deri sa të gjejë këngën e duhur, kësaj here jo acaruese. Kështu, zgjon edhe pjesën tjetër të familjes, dhe mund të fillojë një “sherr”. Por: “një muzikë e qetë, klasike apo e lehtë, do të më bënte të hyja sërish në shtrat e të flija edhe për disa orë të tjera”, thotë Marina.

Dushi energjetik Por, jo vetëm muzika! Ajo asnjëherë nuk nxjerr këmbë nga shtëpia, pa i bërë një dush trupit. Menjëherë pasi zgjohet në orën 07.50, drejtohet për nga dushi. Brenda një harku kohor të shkurtër ajo i ka kryer të gjitha ritualet e mëngjesit, mandej harron edhe atë marrëdhënien afektive me gjumin e mëngjesit, dhe e mban frymën fillimisht në auditorët e fakultetit privat ku studion për Drejtësi, e pastaj në studiot e Top Channel për të qenë e pranishme në emisionet televizive që ajo prezanton.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top