Marrëdhënie

February 18, 2020 | 11:03

Marrëdhënia në çift, a është vërtetë me pesë yje i dashuri juaj?

Kur zgjedhim një hotel për pushimet tona kemi ide të qarta: duam rehati, hapësirë, peizazh dhe ndoshta një banjë të bukur. Po kur zgjedhim një të dashur? Cilat janë karakteristikat që duhet të posedojë për të marrë pesë yjet me të cilat klasifikohen strukturat më të mira?

1. Ai është i dashuruar – Nuk është një tipar i vërtetë, por është më tepër parakusht. Megjithatë me kalimin e kohës është më mirë të mos marrësh asgjë si të mirëqenë.

2. Ai është inteligjent dhe i mençur – Sigurisht, mendja dëshiron pjesën e saj dhe pak kulturë nuk dëmton. Por humori i mirë dhe aftësia për të buzëqeshur janë gjithashtu të rëndësishme: jeta tashmë është kaq e komplikuar!

3. Ai është empatik dhe i respektueshëm – Respekton të menduarit tonë, edhe kur ai nuk flet dhe dëgjon gjithnjë atë që duhet të themi.

4. Ai është i lezetshëm (fizikisht) dhe është një dashnor i përsosur – Le ta pranojmë: kimia duhet të funksionojë dhe gëzimet e caktuara të jetës janë të domosdoshme!

5. Ai na kompleton – Dy gjysmat e mollëve duhet të dinë si ta kompensojnë njëra-tjetrën.

6. Mbështesin përballë vështirësive – Të qenit në gjendje të mbështetemi tek një shpatull është një siguri shumë e rëndësishme, pavarësisht sa të fortë dhe të pavarur na pëlqen të jemi.

7. Ai ka të njëjtat vlera me ne – Mbi gjërat që kanë vërtet rëndësi ai mendon njësoj si ne dhe kjo e bën të lehtë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe pa hezitim të bëjmë të njëjtat zgjedhje.

8. Ai është besnik dhe i sinqertë – Ne nuk kemi nevojë të fusim hundën në e-mail-in e tij dhe të shfletojmë historikun e kompjuterit: fotografia e vajzës që u shfaq në profilin e tij në instagram është thjesht ajo e një shoku të vjetër që është gati të vijë për darkë me ne, e martuar dhe nënë e gjashtë fëmijëve.

9. Ai është shoku ynë më i mirë – Ne nuk mund të besonim tek askush tjetër dhe të provonim të njëjtin sens rehatie dhe mbështetjeje.

10. Ai na pranon ashtu siç jemi, por gjithashtu na stimulon që të përmirësohemi gjithmonë. Është pikënisja jonë për të pushtuar botën.

Nëse partneri ka dy të tretat e këtyre karakteristikave, jemi me të vërtetë me fat. E vetmja gjë që duhet të bëjmë për të qenë të lumtur është t’i përkushtohemi me kujdes që të jemi njësoj për të. Bërja e tij të lumtur ashtu si ne është mënyra më e mirë për të mos e humbur atë. Sepse ai me të vërtetë është një i dashur jo me pesë, por me shtatë yje.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top