Mirëqenie

April 6, 2016 | 8:53

Marrëdhënia prind-fëmijë/ Të lidhesh me fëmijën tënd qysh në lidhje

(Një përmbledhje e librit të Frederick Leboyer-it “Lindje pa Dhunë” për Revistën shqiptare Psikologji)

Ndryshe nga shumë mjekë obstretë Dr. Leboyer kuptoi që të sapolindurit kanë ndjenja, madje edhe intelekt. T’i sjellësh në jetë dhunshëm mund të shkaktojë te ata ndjenja zemërimi që zgjasin përgjatë gjithë jetës së tyre. Dhe sigurisht, zemërimi, dëmton lidhjet. Cilat janë disa nga ato kuptime kyç dhe këshilla të këtij mjeku risues që i bashkohet bashkëkombësit të tij Dr. Fernand Lamaze, në përpjekjet për të revolucionarizuar mënyrën si ne u mundësojmë bebeve të lidhen fillimisht me nënat e tyre, pastaj me baballarët, pastaj me vëllezërit dhe motrat dhe më pas me të gjithë universin sipas radhës së duhur? (Shih:http://en.ëikipedia.org/ëiki/ Fernand_Lamaze) Thirrja e Dr. Leboyer-it i drejtohet gjithkujt, prindërve, atyre që ndihmojnë nënën të lindë fëmijën, që të kuptojnë se lindjet e dhunshme nuk janë vetëm barbare si procedura, por barbare edhe në pasojat që sjellin. Nuk duhet as t’i rrokim për këmbësh e t’i varim kokëposhtë apo t’u rrahim prapanicat me pëllëmbë sapo dalin nga kanali i lindjes.

Me veçanërisht diafragmën, që gjatë lindjes të mos ketë nevojë për anestezi. Kështu që klithmat e saj nuk do të tmerrojnë të sapolindurin. Me t’u çliruar nëna po ashtu do të jetë edhe fëmija kështu që menjëherë pas lindjes të dy mund të shohin me dashuri njëri-tjetrin për rreth 20 minuta. Kjo lloj lidhjeje i ngazëllen të dy dhe e përgatit beben për t’u lidhur më pas me të atin, motrat dhe vëllezërit, farefisin dhe më pas me të gjithë gjininë njerëzore. Dhoma ku do të lindë fëmija duhet të jetë tejet e qetë që të mos dëmtohet të dëgjuarit tepër i ndjeshëm i fëmijës; temperatura duhet të jetë afër asaj të trupit që të mos e shqetësojë të sapolindurin. Dritat duhet të mbahen të fikura kështu që pjesët më të ndjeshme të trupit, dy llojet e fotoreceptorëve të retinës të mos digjen në sekondat e para të jetës. Ai shkruan: “Është kaq e thjeshtë. Le të fillojmë me problemin e shikimit dhe le të futemi si të dashuruarit në errësirë. Tani vëmendja jonë, ndjenja jonë e të prekurit fuqizohet. Por mbi të gjitha, sytë e fëmijës do të shpëtojnë.” “Në gjysmë errësirë, nëna do të jetë në gjendje të dallojë turbull tiparet e fëmijës. Dhe kjo është vetëm mirë, pasi tiparet e të sapolindurve janë pothuaj gjithmonë të shtrembëruara prej dhimbjes.”(f.53)

Ai vazhdon: “Dy fjalë rreth duarve që mbajnë fëmijën. Përmes tyre ne flasim, komunikojmë me të. Të prekurit është gjuha jonë e parë.” Dhe nëse fëmija është nxjerrë “…më e mrekullueshmja e të gjithave, fëmija i hap sytë fort.” Ky shikim i parë është i paharrueshëm. “Të pafund e anë, të thellë, të rëndë, të fuqishëm ata sy hetojnë: Ku jam kështu? Ç’ndodhi me mua?” “Ne ndjejmë te ajo bebe gjithë atë përqendrim, aq habi, thellësi kureshtjeje sa që na lë mbresa të pashlyeshme. “Ne zbulojmë se, pa asnjë dyshim, një person tashmë ndodhet aty, dikush që ishte fshehur pas frikës ndërsa ato sy ishin mbajtur mbyllur prej tmerrit. Dr. Leboyer vazhdon: Lindja mund të jetë punë çasti. Por është e papërsëritshme. Të lindësh do të thotë të fillosh të marrësh frymë, të bëhesh pjesë e asaj lëvizjeje të përhershme që do të jetë me ne deri sa të vdesim. Frymëmarrja jonë është një anije e brishtë që na mban nga lindja në vdekje… Të jetosh i lirë do të thotë të marrësh frymë i lirë. Jo vetëm me shpatulla apo me gjoks, por edhe me bark, me ije apo edhe me shpinën tonë. “Të jetosh dhe të marrësh frymë plotësisht kërkon një shpinë të drejtë, një shtyllë kurrizore të lirshme. Të epshme, të gjallë dhe të përkulshme. Shumë jetojnë gjithë jetën me një shkop fshese në vend të shpinës.” “Të sëmurët mendorë për shembulljanë të paaftë të marrin frymë thellë. Dhe nëse ka qoftë edhe një bllokim sado të vogël përgjatë shpinës, frymëmarrja, jeta dëmtohet. Kështu njeriu gjymtohet përgjithnjë. Frymëmarrja fillon në çastin e lindjes ashtu si edhe sëmundjet e mundshme.” Njëlloj si Freud-i Leboyer-i i pa minutat, orët, ditët e para të jetës si kritike dhe përcaktuese. Por ndërkohë që Freud-i me sa duket besonte se sëmundjet mendore mund të shërohen Dr. Leboyer kishte pikëpamje tjetër. Përderisa nuk mund t’i shërojmë shumicën e sëmundjeve mendore, mundësia jonë e vetme është t’i parandalojmë. Dhe kjo fillon me një mitër pa shqetësime, një nënë pa strese dhe një fetus dhe një të sapolindur relativisht pa strese. Kur etërit e Tokës të kuptojnë dhe të zbatojnë me ndërgjegje këtë të vërtetë, ne do ta shndërrojmë ankthin e luftërave në kënaqësitë e paqes. Lindjet pa dhunë do të çojnë në një planet ku dhuna do të ekzistojë vetëm në mbretërinë e ulët të natyrës dhe kozmologjisë. Vetëm 106 faqe , libri i Dr. Leboyer ngjan më tepër si i shkruar nga një poet se sa nga një shkencëtar. Kjo sepse Dr. Leboyer –i i nxitur prej syve inteligjentë që pa te të sapolindurit i pa ata si qenie shpirtërore më tepër sesa si specie biologjike. Çdokush që ka ndër mend të bëhet baba duhet të lexojë librin e Dr. Leboyerit. Ju duhen vetëm pak minuta, por efekti zgjat përjetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top