Marrëdhënie

November 16, 2016 | 10:06

4 shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje e egoiste

Asgjë nuk e bën një marrëdhënie më të pabalancuar se sa sjelljet egoiste. Ne të gjithë mund dhe do të jemi egoistë në një pikë të jetës sonë, sidomos kur duam diçka. Megjithatë, në qoftë se të qenit egoist është një dukuri e vazhdueshme në marrëdhënien tuaj, kjo është ndoshta koha për të marrë një vendim.

4 shenjat që ju jeni në një marrëdhënie egoiste

 

Partneri ju nënvlerëson

Një person egoist nuk do t’i marrë në konsideratë nevojat tuaja. Ai do të bëjë gjithçka të mundshme që të ndiheni e pavlefshme. Nëse e kuptoni se jeni ju ajo që vetëm jepni dhe nuk merrni kurrë asgjë, atëherë ky është çekuilibër i një marrëdhënieje egoiste. Një marrëdhënie që është e njëanshme nuk mund të lulëzojë.

 

Partneri beson se gjërat që bën janë më të rëndësishme

Njerëzit egoistë nuk i humbin energjitë e tyre duke u kujdesur për nevojat e tjetrit, madje as për ato të njeriut të zemrës. Duan atë çka duan dhe besojnë se kanë të drejtë të vënë veten e tyre të parën. Ka një dallim midis vetëdashurisë dhe të qenit egoist. Një sjellje egoiste e përsëritur, është emocionalisht toksike. Është e sëmurë. Ju filloni të vendosni veten të dytët dhe në fund çdo respekt do të zhduket nga marrëdhënia.

 

3. Partneri është sfidues dhe i pasigurtë

Nëse një person gjithmonë përpiqet të jetë më i mirë se partneri i vet, atëherë është një person i pasigurtë me një shkallë të lartë  egoizmit.Në një marrëdhënie të shëndetshme njërëzit rriten duke nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri. Xhelozia është një sëmundje, dashuria është një gjendje e shëndetshme.

 

4. Nuk kërkon falje

Nëse partneri juaj nuk mund të thotë “më vjen keq”, kur ka bërë diçka ofenduese ose ju ka lënduar, kjo është një shenjë se ai mund të vuajë nga një çrregullim narcistik. Vlerat morale nuk ekzistojnë në këtë çrregullim psikologjik.

Nuk ka marrëdhënie të përsosur, por kur nuk ka konsideratë, respekt apo besim, atëherë lidhja mund të bëhet abuzive. Vetëm ju mund të deshifroni nëse është egoizëm i lehtë apo ka kaluar në narcizëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top