Marrëdhënie

January 12, 2019 | 11:14

Marrëdhënie që në takimin e parë? Ja zbulimi i ekspertëve…

Mendoni se të kryeni marrëdhënie seksuale menjëherë me një person që jeni duke e njohur, është ide e keqe? E keni gabim. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se të bësh seks që në takimin e parë mund të ndihmojë për të filluar një marrëdhënie mes partnerëve potencialë.

Një ekip psikologësh kanë zbuluar se dëshira seksuale mund të luajë një rol të madh jo vetëm në tërheqjen e partnerëve potencialë me njëri-tjetrin, por edhe në nxitjen e një bashkëveprimi të duhur mes tyre.

“Seksi mund të vendosë skenën për thellimin e lidhjes emocionale midis të huajve”, është shprehur autori kryesor i studimit Gurit Birnbaum, një psikolog social dhe profesor i psikologjisë në “IDC Herzliya”.

“Kjo është e vërtetë për burrat dhe gratë. Seksi i motivon qeniet njerëzore të lidhen, pavarësisht nga gjinia”, ka shtuar Gurit.

Studimi është kryer nga ekspertë të Qendrës Ndërdisiplinore Herzliya me qendër në Izrael dhe Departamentit të Psikologjisë Klinike dhe Sociale të Universitetit të Rochester-it, të cilët shqyrtuan marrëdhëniet heteroseksuale.

E teksa njerëzit mendojnë se burrat kanë më shumë gjasa sesa gratë që të mendojnë menjëherë për marrëdhënie seksuale, studimi ka dalë në përfundimin se të dyja gjinitë kanë të ngjarë të duan të lidhen seksualisht.

Studimi pati katër faza të ndryshme, ku prej tyre rezultoi se dëshira seksuale mund të shkaktojë sjellje që mund të nxisin lidhjen emocionale gjatë këtyre takimeve.

“Megjithëse nxitjet seksuale dhe bashkëveprimet emocionale janë ndjenja të ndryshme, proceset evolutive dhe shoqërore kanë mundësuar që njerëzit të jenë veçanërisht të prirur për t’u bashkuar romantikisht me partnerët të cilët i tërheqin seksualisht”, thotë bashkautori Harry Reis, profesor i psikologjisë.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top