Lifestyle

June 21, 2016 | 12:22

Marrëdhëniet e çuditshme midis burrave dhe kukullave plastike në Kinë

1

Kukullat po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e të rinjve në Kinë. Burrat në Kinë kanë zgjedhur të investojnë në kukulla plastike, duke i trajtuar ato si shokë, në disa raste si fëmijë dhe partnerë.

Kukullat po ndihmojnë për të ndryshuar qëndrimet e disa njerëzve ndaj seksit. Burrat që zotërojnë këto kukulla shihen me to kudo në qytet.

2

Për Song Bo, kukulla e tij është si një vajzë. 29-vjeçari ka qenë i diagnostikuar me një cist në rritje në kokën e tij dhe nuk dëshiron të rrezikojë duke u martuar apo të ketë fëmijë.

3

Prandaj ai e mban kukullën dhe e trajton atë si vajzën e tij, duke i blerë veshjet dhe sende të tjera.

36-vjeçari Zhang Fan, një tregtar thotë se kukulla është një version femër për veten e tij. Ai thotë se ajo duhet të trajtohet me respekt, sepse ka një personalitet.

4

Burri pretendon se ai ka qenë në kërkim për versionin femër të vetvetes para se të gjejë kukullën e tij.

Ai blen rrobat e saj, stoli dhe i pëlqen të bëjë fotografi me të.

Një tjetër pronar i një kukulle të tillë  me emrin Li Chen, është gati të martohet pas një divorci 12 vjet më parë.

5

58-vjeçari është gati të martohet me një 24-vjeçare dhe thotë se kjo është e gjitha në sajë të kukullës së tij.

Li pretendon se kukulla e ka ndihmuar atë për të gjetur një marrëdhënie të re, dhe se tani ndihet më i ri dhe trupi i tij është më i fortë.

Të tjerë konsumatorë në vend i shohin kukullat si partnerët e tyre të jetës.

6

Në tregun kinez gjenden mbi 50 lloje të këtyre kukullave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top