Sipas studiuesve, lidhjet shoqërore me bashkëpunëtorët mund të kenë ndikim të rëndësishëm në shëndetin tuaj.
“Ne kemi mirëqenie dhe sjellje më të mira kur ekipi dhe vendi i punës na japin ndjenjën e përkatësisë, kur na japin ndjenjën se jemi pjesë e përbashkët”, thotë studiuesi kryesor Niklas Steffens, i Universiteti Queensland, Australi.
Steffens dhe kolegët e tij analizuan 58 studime, që përfshijnë më shumë se 19 000 të punësuar në 15 vende të ndryshme.
Sipas studimit, sa më fort njerëzit identifikohen me kolegët e tyre të punës apo ndërmarrjen ku punojnë, aq më shumë shëndet të mirë ata gëzojnë. Njerëzit që janë përfshirë në studim janë të profesioneve të ndryshme.
Përfitimet e shëndetit mendor mund të vijnë nga mbështetja e dhënë nga ana e grupit të punës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.