Marrëdhënie

February 21, 2020 | 8:28

Marrëdhëniet e mira modelohen që në familje, fëmijëria bazë e rëndësishme

Shumë gjëra ndodhin në jetë – ndryshime të karrierës, martesa, divorce, lindje, vdekje, etj, etj, për të mos përmendur të gjitha, por fëmijëria paraqet një bazë të rëndësishme që mund të zgjasë gjithë jetës.

untitled

Një studim i gjatë, dhjetra-vjeçar, i publikuar në në shtator 2016 në ‘Shkenca e Psikologjisë’ konstaton se, njerëzit që janë rritur në familje ku mardhëniet kanë qenë të mira dhe të ngrohta kanë lidhje të forta me partneret e tyre, fëmijët, miqtë dhe të afërt edhe në pleqërinë e vonë.

Ky studim i Universitetit të Harvardit, që u shtri në 8 dekada, që në fillim të vitit 1938, filloi me regjistrimin e studentëve meshkuj në Harvardit dhe adoleshentëve e të rinjve meshkuj që jetonin qytetit Bostonit me intervistat e gjata për ta vlersuar cilësinë e mjediseve familjare të tyre si fëmijëv. Studiues të tjerë pastaj i intervistuan për të vlerësuar suksesin dhe aftësinë e tyre për të menaxhuar emocionet negative. Në vitet më të fundit, bashkë-autorët Robert Waldinger, psikiatër në Harvard Medical School dhe Marc Schulz, psikolog në Bryn Maër College, kryen intervista të thella me këta burra, tani në të ’80 e tyre, për të përcaktuar nivelin e tyre të lidhjes me partnerët dhe miqtë e tyre.

Waldinger dhe Schulz konstatuan se, pavarësisht nga gjendja socio-ekonomike, burrat e rritur në mjedise të ngrohta familjare, kishin përdorur strategji të shëndetshme për të menaxhuar emocionet e tyre negative në jetën e mesme dhe gjithashtu kishin mardhënie shumë të mira me partnerët e tyre deri në fund të jetës.

Këto rezultate sugjerojnë fort se mjedisi ynë i fëmijërisë ndikon në marrëdhëniet tona, jo vetëm në moshën e rritur e hershme, por për pjesën tjetër të jetës sonë.

Mjediset familjare me të vërtetë kanë një ndikim për një periudhë të gjatë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top