Këshilla & Arsye

October 28, 2019 | 9:00

Marrëdhëniet shoqërore i bëjnë mirë shëndetit

Ndërtimi i një rrjeti të gjerë me marrëdhënie shoqërore duket se është një strategji fitimtare edhe nga këndvështrimi klinik, pasi dhuron shëndet më të mirë, sidomos për adoleshentët dhe për ata që kanë kaluar moshën e mesme.

Këtë e thonë autorët e një studimi të botuar në revistën “Pnas”, të cilët ia dolën të lidhnin marrëd – hëniet shoqërore me masat konkrete të mirëqenies fizike si obeziteti dhe tensioni i lartë, të gjitha kushtëzime që mund të shndërrohen në patologji më të rënda me kalimin e kohës.

“Edhe në të kaluarën disa studime kishin treguar që të moshuarit me lidhje të shumta shoqërore, jetojnë më gjatë”, shpjegon Kathleen Mullan Harris nga Universiteti “North Carolina”, një nga autoret e studimit që ka analizuar të gjitha moshat pa u limituar vetëm te mosha e tretë.

1“Dimensioni i rrjetit të marrëdhënieve shoqërore, duket se është i rëndësishëm për shëndetin e mirë, në veçanti gjatë adoleshencës dhe moshës së thyer”, vazhdon studiuesja, duke saktësuar se për të moshuarit ka më shumë rëndësi cilësia e marrëdhënieve shoqërore se sa sasia.

Duke hyrë më në detaje, u zbulua se për adoleshentët, izolimi social shton rrezikun e inflamacionit, po aq sa mungesa e aktivitetit fizik, ndërsa ata që janë të integruar në shoqëri, kanë më pak rreziqe në zhvillimin e obezitetit. Bazuar në rezultatet e këtij studimi është e rëndësishme të inkurajohen adoleshentët dhe të moshuarit të kultivojnë marrëdhënie me të tjerët dhe të integrohen sa më mirë me ata që i rrethojnë.

Jeta shoqërore aktive ka më shumë rëndësi për të qenë aktivë fizikisht.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top