Këshilla & Arsye

January 6, 2017 | 9:07

Marrëdhëniet shoqërore zvogëlojnë rrezikun shëndetësor në çdo fazë të jetës

Sa më shumë lidhje sociale të kenë pasur njerëzit në moshë të re, aq më i mirë do të jetë shëndeti i tyre në jetën e mëvonshme. Në këtë përfundim ka dalë një ekip studiuesish nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

1

Ky është edhe studimi i parë, që përfundimisht lidh marrëdhëniet shoqërore me mirëqenien fizike dhe probleme të tilla si: obeziteti, infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, presionin e lartë të gjakut, të cilat mund të çojnë në probleme shëndetësore afatgjata, që përfshijnë sëmundjet e zemrës, ishemi celebrale, humbje të kujtesës dhe kancer.

“Bazuar në këto rezultate, të rinjtë dhe të rriturit duhen inkurajuar, që të ndërtojnë marrëdhënie të gjera sociale dhe aftësitë sociale për të ndërvepruar me të tjerët dhe të jenë fizikisht aktiv”, thonë studiuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top