Marrëdhënie

March 19, 2017 | 18:56

Martesa që në djep kurorëzohet me unazë pas 15 vitesh te “Ka një mesazh për ty” (VIDEO)

Kjo është nga ato histori të rralla, që gjyshet na i rrëfenin si mendësi e vjetër, ndërsa duket se edhe në kohët moderne ka ruajtur të njëjtat vlera. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes Florian dhe Sonila Jaupaj, nga Fushë Kruja të cilët edhe pse të kurorëzuar e me fëmijë, ende nuk e kishin ligjëruar lidhjen me unazë martese. Por ka një veccanti e gjithë kjo situatë.

2

Historia e Florjanit nis që në vitin 1984, kur ishte vetëm 6 vjeç dhe nusja e tij Sonila 2 vjeçe. Babai i tij ishte shok me babain e Sonilës. Një ditë teksa pinin raki në shtëpinë e babait të saj, Hajdari i thotë Sejdinit që vajzën do t’ia marrë për djalin kur të rriten.

Këtë gjë ia tha edhe vetë Florjanit, po atë ditë që e kishte biseduar me Sejdinin. Të gjithë e thërrisnin si dhëndri i Sejdinit edhe pse ishte vetëm 6 vjeç. Babai i tij kishte premtuar se sapo djali të mbushë 16 vjeç do ta fejonte me Sonilën. Por historia e kësaj familje mori një tjetër rrjedhë. Motra e Florjanit humb jetën tragjikisht në një aksident dhe pas disa kohësh kur ai ishte 15 vjeç, humb edhe babanë.

Në vitin 2000 unë kam qenë në Itali për të punuar, pasi pas humbjes së babait m’u desh të punoja që në moshë fare të vogël. Gjatë gjithë kësaj kohe unë e ruaja nga larg Sonilën, kur ajo shkonte në shkollë, madje i kisha vënë edhe roje nga mbrapa në kohën kur isha në Itali. Një ditë më vijnë ndërmend fjalët e babait dhe dëshira që ai kishte që unë të martohesha me Sonilën. I them nënës, që të shkonte të pyeste te shtëpia e Sejdinit për vajzën. Ndërkohë, Sejdini i thotë se këtë amanet e ka ruajtur dhe priste që të kthehesha unë nga Italia. Unë më pas marr në telefon vjehrrin dhe i them që të bëhet fejesa ime edhe pse unë nuk isha i pranishëm. Në dhjetor të 2001 është bërë fejesa ime, ndërkohë unë isha në Itali. Një muaj para se të bëhej fejesa, unë flas për herë të parë me nusen në telefon dhe i them: Sonilë, ti hallet e mia i di shumë mirë, që kam një nënë të vjetër dhe një vëlla të sëmurë. Prandaj në qoftë se ti do të pranosh të kalosh jetën me mua dhe i merr parasysh këto gjëra, me mua do të kalosh shumë mirë. Ajo pranon pasi vetë familja e saj kishte folur mirë për mua. Bëhet fejesa dhe unazën ia vendos mamaja ime. Më pas në vitin 2002 është bërë dasma ime, por nuk e di sesi ma dha në atë moment dhe nuk ia kam vendosur unazën Sonilës. Vjehrrës i ngeli merak kjo gjë, gjithashtu edhe kunatës time dhe sot kam vendosur që t’ia dhuroj unazën publikisht”.

1

Por një natyrë e ftohtë si Floriani, gjatë gjithë këtyre viteve bashkëjetesë, tregoi se i ka thënë asaj “të dua”, tre ose katër herë. Ato asnjëherë nuk kanë dalë vetëm të dy, por gjithmonë kanë pasur njerëz të afërt rreth vetes.

Unë sot nusen e kam thirrur për atë që ka bërë ndaj meje, ndaj familjes time, për një amanet që u krye”.

3

Stafi i “E Diela Shqiptare” kishte përgatitur një surprizë të bukur për Sonilën. Fjalë të ëmbla për të, dashuri pafund, të gjitha për Sonilën për ta bërë atë të ndjehej si një princeshë e vërtetë.

Të kam sjellë sot këtu, meqenëse nuk ta kam shprehur asnjëherë dashurinë ashtu siç duhet. Dua të të them që të dua me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt!”

Sonilës iu duket çdo gjë si në ëndërr kur pa organizimin në studion e “E Diela Shqiptare. Florjani i vë në gisht unazën Sonilës dhe ashtu siç e ka tradita, presin tortën dhe shijojnë shampanjën.

 

Burim: TvKlan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top