Marrëdhënie

June 4, 2019 | 8:14

Martesë e lumtur? Respekti dhe komunikimi, shtyllat bazë

Shumë faktorë ndikojnë në kënaqësinë martesore. Ndarja e punës në familje është një nga këto. Një tjetër po kaq i rëndësishëm është përputhja e pritshmërisë mes grave dhe burrave në martesë. Faktorë të tjerë mund të jenë: tipizimi seksual i çiftit, stilet e krahasueshme të komunikimit dhe mbështetja sociale. Të gjithë këta faktorë janë të ndikuar nga rolet gjinore e steriotipet që ekzistojnë. Çelësi për martesë sa më të gjatë është që të jesh e qetë. Detyrimet familjare dhe besnikëria bashkëshortore janë shumë të rëndësishme për lumturinë në martesë. Kjo pasohet nga ruajtja e marrëdhënieve të kënaqshme seksuale ndërmjet çiftit, të ardhura të mjaftueshme, një banesë e mirë, si dhe angazhimi i përbashkët në punët e shtëpisë.

Si mund ta mbajmë një lidhje të shëndetshme?

1Pranoni sakrificat

Të bësh sakrifica nuk është asnjëherë dobësi apo tolerim. Për njeriun që do, ka gjithmonë një sakrificë. Nëse jeni egoist dhe nuk jeni në gjendje të bëni sakrifica për çiftin tuaj, ju mund të keni mungesë lumturie dhe pakënaqësi në martesën tuaj. Për shembull, nëse planifikoni një pushim në vendin e preferuar të partnerit tuaj që ju nuk e pëlqeni dhe aq, është një mënyrë e mirë për t’i treguar se ajo çfarë ju intereson, është lumturia.

Bëhuni i mirë dhe i sjellshëm

Duke jetuar me partnerin tuaj dhe shpenzuar kohë së bashku do të vini në qendër të vëmendjes disa veprime që ju nervozojnë. Çelësi te një martesë e lumtur është të mos shikoni për gjërat e vogla irrituese, pasi ato mund të jenë çështje të mëdha për t’u brengosur.

Ndani përgjegjësitë

Për disa çifte, ndarja e punëve të shtëpisë është sekreti numër një për një martesë të lumtur. Edhe pse nuk është e sigurt se ndarja e përgjegjësive do të jetë totalisht e barabartë, sigurohuni që partneri të mos ndihet se e gjithë barra mbetet mbi të. Duke i ndarë përgjegjësitë, do të ndihmojë në krijimin e mirëkuptimit.

Komunikoni më shumë

Komunikoni mbi problemin, shqetësimin apo idetë me partnerin tuaj për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura. Nëse nuk komunikoni me partnerin tuaj për atë çka ju shqetëson, mund të çojë në jolumturi, që mund të evitohet duke pasur një diskutim mbi problemin. Flisni me partnerin tuaj se çfarë ju pengon dhe se si ndiheni sa më shpesh të jetë e mundur. Ju do të jeni në gjendje të mbani një martesë të lumtur dhe të shëndetshme, por nuk duhet harruar se në çdo lidhje ka ndryshime që janë të papajtueshme dhe gjëja më e mirë që duhet bërë është t’i pranoni ato.

Balanconi gjërat negative dhe pozitive

Një martesë e gjatë kërkon kuptimin se çfarë i nevojitet partnerit tuaj dhe cilat janë dëshirat e tij. Nëse keni treguar qëndrim negativ për partnerin, bëni disa gjeste pozitive për të balancuar dhe për të dalë nga ajo situatë.

Merrni përgjegjësinë për të krijuar atmosferë pozitive që do ta mbajë martesën tuaj gjallë. Për shembull, nëse keni harruar t’i lani enët në mbrëmje, të hënën, bëni disa ekstra punë të përditshme gjatë ditës së martë. Shumë njerëz thonë se, edhe pas dekadash pune, interesash, fëmijët ishin përparësia e tyre.

Por çfarë do të thotë ta vësh çiftin në qendër të jetës së tyre e që shkon në përputhje me vetërealizimin? Dashuria romantike, me tërheqjen e fortë seksuale dhe idealizmin e partnerit, zbehet me kalimin e kohës. Në kontrast me këtë dashuri që përfshin kujdesin, atashimin, shqetësimin dhe përkushtimin, tenton të zgjasë më shumë. Gjetja e dashurisë së vërtetë do të thotë lumturi e përjetshme.

Lumturia e jetës së gruas varet në lumturinë familjare në krahasim me atë të burrit.

Ndërkohë që statistikat tregojnë se gratë marrin më shumë pakënaqësi nga martesa sesa burrat. Edhe pse mbas lindjes së fëmijëve të mbash marrëdhënien në qendër të vëmendjes ndoshta për disa çifte duket e vështirë apo sikur humbet dashuria, e keni gabim. Dashuria forcohet dhe rritet më shumë akoma.

Ardhja në jetë e një fëmije dhe rritja e tij është fryti juaj i dashurisë që rritet ditë pas dite. Realizimi i vetes, nga ana tjetër, ka një rol gjithnjë e më të konsiderueshëm në jetën e njerëzve dhe shpesh përkon me pak vëmendje ndaj partnerit.

2

Por, si të vendosim në ekuilibër këtë raport, pa cenuar asnjërën? Sekreti për një jetë të lumtur dhe të gjatë martesore nuk është kompromis, as dashuri pa kushte ose thjesht ndarje e punëve në shtëpi (edhe pse ndoshta nuk do të bënin keq). Sipas një studimi të kohëve të fundit, të publikuar në gazetën “The Journal of Gerontology”, mendohet se është zbuluar sekreti për një jetë të lumtur martesore. Hulumtuesit intervistuan 732 çifte midis moshës 57 e 85 vjeç dhe zbuluan se, ata që kishin kryer më pak marrëdhënie seksuale, raportonin nivele më të ulëta të kënaqësisë nga martesa. Ky zbulim u referohet të gjitha llojeve të akteve seksuale.

Sa më të impenjuar në lidhje me këto marrëdhënie të ishin partnerët, aq më mirë ndiheshin dhe aq më tepër pozitivisht mendonin rreth martesës. Këto përfundime mund të trajtohen në dy mënyra: Ose partnerët ndihen të lumtur kur kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale, ose ata kryejnë më shumë marrëdhënie sepse janë të lumtur në marrëdhënien e tyre martesore.

Sido që të jetë, është thelbësore të kuptoni se seksi duhet të jetë prioritet në çdolloj marrëdhënieje. Gjithashtu, sa më shumë kohë t’i dedikoni jetës seksuale, aq më gjatë do ta vazhdoni aktivitetin tuaj seksual. Një studim ka zbuluar se gratë, të cilat e klasifikojnë seksin si më të rëndësishmin në jetën e tyre, janë më të prira të jenë seksualisht shumë gjatë aktive. Kështu që futjuni punës për hir të marrëdhënies suaj.

Një martesë e lumtur, do të thotë një marrëdhënie e mirë, emocionuese dhe funksionuese. Të mbash një martesë të suksesshme mund të jetë e vështirë, por është e arritshme me kohë dhe përpjekje. Puna, fëmijët, shoqëria duhet të zënë kohën e tyre në jetë, por pa cenuar intimitetin dhe komunikimin e çiftit. Mbani martesën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme duke respektuar ndjenjat e partnerit tuaj, komunikoni sa më shpesh të jetë e mundur duke e bërë jetën më të lehtë për njëri-tjetrin. Normalisht që mund të ketë raste konkrete ku njëri nga partnerët përdor si alibi fëmijët për t’u shmangur nga detyrimet bashkëshortore si p.sh intimiteti. Duke i dhënë kohën, vendin dhe rëndësinë e duhur çdokujt, sigurisht që kjo shmangie mund të evitohet.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top