Në fokus

January 9, 2017 | 21:40

MAS: Zëvendësimi i orëve të mësimit do të nisë në muajin mars

Pengesës dyjavore për një fillimnisje të rregullt të vitit shkollor pas pushimeve dimërore, Ministria e Arsimit dhe Sporteve i përgjigjet me një rregullore të thjeshtë.

masPër zv.ministren e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, “procesi i zëvendësimit është normal dhe do të kryhet sipas një kalendari të hartuar nga vetë drejtoritë e shkollave. Këto orë mësimi do të shtrihen në të gjithë vitin shkollor në mënyrë që të mos ketë problematika dhe që të bëhet analiza e plotë dhe e realizuar sipas cikleve dhe për sistemin bazë dhe atë parauniversitar”.

Orët do të zëvendësohen nga 1 marsi brenda programit mësimor, duke i shtuar 3-4 orë plus. Pra, nuk do të ketë mësim në fundjavë, të shtunave, ashtu siç u lakua ditëve të fundit, por do të ketë vetëm orë shtesë. Për parashkollorët parashikohet 2-3 orë plus. Programi do të rishikohet nga drejtoritë përkatëse në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale.

mas1Gjithçka u bë e ditur edhe përmes Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se: “Zëvendësimi i orëve do të bëhet gjatë ditëve të javës, përkatësisht për sistemin 9-vjeçar do të shtohet ora e gjashtë ndërsa në atë të mesëm do të ketë më shumë se një orë për shkak të ngarkesës. Nga 1 marsi deri në fund të vitit shkollor mbeten 13 javë mësimore dhe në këto 13 javë, ato nëse do të bëjnë një kalendar të posaçëm, duke shtuar orë të 6-ta, mund të realizojnë programin arsimor për çdo lëndë. Mundet, për shkollat e mesme të ketë raste të zëvendësimit të mësimit në ndonjë ditë të shtunë, pasi në shkollat e mesme realizohen më shumë orë mësimore në javë sesa në klasat e arsimit bazë”.

Imagjino ç’do bëhet me fëmijët e ciklit të dytë, të tretë dhe të katërt, madje dhe të pestë, ku në disa shkolla të Tiranës mësimi bëhet pasdite. Përjashtuar ndryshimeve klimaterike, që le të themi ka më shumë ditë se natë dhe temperaturat nuk janë aq të luhatshme, ushqimin dhe gjumin e drekës do t’u duhet ta riprogramojnë brenda programit mësimor.

Shkollat pritet të hapen në datën 16 janar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top