Mirëqenie

September 21, 2017 | 8:56

Masat e duhura të kalciumit që nuk ju shëndoshin

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, shumica e njerëzve, kur plaken, shfaqin një intolerancë ndaj laktozës, edhe nëse në rini e kanë pirë qumështin pa problem. Me kalimin e viteve, trupi e ndalon prodhimin në sasi të mëdha të laktozës, enzimës përgjegjëse për shpërbërjen e laktozës.

1

Zakonisht, prodhimi nuk ndërpritet plotësisht, por kalon pak laktozë e padëmtuar nga zorra e hollë në zorrën e trashë, ku fermentohet nga bakteret e atjeshme. Kur bakteret shpërbëjnë laktozën, prodhohet gaz, i cili mund të shkaktojë fryrje, dhimbje barku dhe diarre. Moskonsumimi i ushqimeve me bazë bulmeti vetëm sa i përkeqëson gjërat, sepse kështu, bakteret e humbasin efikasitetin për të shpërbërë laktozën.

Për më tepër, me kalimin e moshës, zorrët bëhen më të paafta për ta përthithur kalciumin dhe vitaminën D, edhe pse janë kaq të nevojshme për të ruajtur mprehtësinë e mendjes, kujtesën dhe qarkullimin e mirë të gjakut, ndaj bëni kujdes që kalciumi të mos mungojë.

Nëse nuk e toleroni laktozën ose jeni vegjetarianë (ose thjesht doni të zvogëloni konsumin e bulmetit), mund të merrni sasinë e rekomanduar (ose SR) të kalciumit për të rritur, duke konsumuar 1000 miligramë në ditë nga këto ushqime të rekomanduara nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA-ve: Drithëra të përpunuara, 28.3 g = 236 – 1 043 mg Pije soje, e përforcuar me kalcium = 364 mg Sardele,85 g = 325 mg Salmon 85 g = 178 mg Brokoli të gatuara ½ filxhan = 178 mg Melasë, shurup i zi, 1 lugë gjelle = 172 mg Kokrra soje të gjelbra, ½ filxhan = 130 mg Spinaq i gatuar, ½ e filxhan = 146 mg Fasule të bardha, të konservuara, ½ filxhan = 96 mg.

Burimi: Panorama

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top