Reumatizma shoqërohet me dhimbje të forta, të therura dhe ënjtje të kyçeve. Artroza, artriti reumatik, si dhe osteoporoza janë ndër shqetësimet më të shpeshta që shfaqen.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe
Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë.
Ilaçet anitreumatizmale dëmtojne cipën e stomakut dhe bëjnë më të lehtë krijimin e ulçerës. Përdoruesit e ilaçeve antiinflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave. Ilaçet e përdorura për qetësimin e dhimbjeve rrisin riskun e shfaqjes së ulçerës dhe komplikacioneve të tjera si hemoragjia, sipas dr. M. Dolar, pedagog në Fakultetin e Mjekesisë, Universiteti Uludag.
Masazhimi me vaj comfrey zbut shumë mirë këto dhimbje reumatizmale në sajë të substancës allantoin, e cila bën më shume se kaq, duke u kujdesur për sistemin tonë imunitar.
Vaj comfrey është përdorur edhe nga perandorët për të shëruar plagët e luftës, por edhe thyerjet e kockave. Tingëllon çuditshem, por veprimi i tij është shume i fuqishëm.
Pra kush ka thyerje të kockave, rekomandohet masazh i lehtë me këtë vaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.