Mirëqenie

April 24, 2018 | 9:10

Masazhoni këto pika për të eliminuar dhimbjen dhe stresin

Refleksologjia e fytyrës është një terapi natyrore nëpërmjet së cilës ju mund të masazhoni pikat e sakta të fytyrës me qëllim lehtësimin e dhimbjes në një pjesë tjetër të trupit, por edhe lehtësimin ose ribalancimin e gjendjes emocionale.

Kjo teknikë, e lindur nga tradita vietnameze dhe e lidhur ngushtë me meridianet dhe pikat e akupresionit të mjekësisë së lashtë kineze, bazohet në faktin se në fytyrë ka qindra mbaresa nervore që korrespondojnë me fusha të ndryshme të trupit.

Që nga kohërat e lashta, janë zhvilluar disa metoda për të hequr dhimbjen. Edhe kur mjekësia “kimike” nuk ekzistonte, njeriu ishte në gjendje të kapërcejë këto barriera me barnat natyrore bimore, ushtrimet, masazhet dhe metoda të tjera.

Modernizimi dhe globalizimi kanë zhdukur pothuajse shumë nga këto teknika. Megjithatë, disa prej tyre arritën të mbijetonin dhe jepen ende dhe sot.

Refleksologji kundër dhimbjes dhe stresit

Refleksologjia e fytyrës është një teknikë që ndihmon në përmirësimin e sëmundjeve të organeve të ndryshme. Çdo pikë e fytyrës tonë përfaqëson një organ të trupit dhe masazhi duhet të bëhet në të njëjtat pika. Lidhjet nervore midis tyre dhe organeve të tjera ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe shkarkimin e stresit.

Me refleksologjinë e fytyrës mund të përmirësohet gjendja emocionale, duke arritur të balancojë pikat e fytyrës që konsiderohen të rëndësishme.

Metoda më e efektshme dhe e përdorur e refleksologjisë së fytyrës quhet “Dien Chan”: me këtë teknikë është e mundur të punoni me veten ose me të tjerët për të mbajtur një gjendje të shëndoshë të përsosur ose mund të ushtroni për të kuruar dhe eliminuar çrregullimet dhe dhimbjet e gjithë trupit .

Prof. Bui Quoc Chau dhe ekipi i tij mjekësor nga Vietnami kanë identifikuar në fytyrë deri në 600 pika refleksesh të organeve të brendshme të trupit tonë dhe duke masazhuar dhe shtypur në këto pika ne jemi në gjendje të ri-balancojmë pjesën e lidhur dhe ta kthejmë atë në gjendje të shëndetshme.

Bazohet në konceptin e lashtë të akupunkturës, por në vend të gjilpërave, presionet bëhen me gishta ose një stilolaps të thjeshtë.

Si të kryeni refleksologjinë e fytyrës

Do të ishte e rëndësishme të zbatohej,  para pasqyrës për të kuptuar se prkim pikat e duhura.

  1. Zorrët e vogla
  2. Fshikëza urinare
  3. Mëlçia
  4. Zemra
  5. Veshka
  6. Tëmthi
  7. Stomaku
  8. Mushkëritë
  9. Zorrët e mëdha
  10. Organet gjenitale
  11. Pankreasi

Hapat janë të thjeshta: thjesht masazhoni pikat e përcaktuara në imazh në një mënyrë rrethore. Ky proces i masazhit dhe presionit në këto pika rezulton në lirimin e endorfineve. Endorfinat janë neurotransmetues që prodhohen në sistemin nervor. Për më tepër, refleksologjia ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe përmirësimin e sistemit imunitar.

Kjo teknikë mund të zbatohet në çdo kohë, në çdo vend dhe pa mjete të posaçme: masazhi në pikat refleksologjike mund të kryhet horizontalisht, vertikalisht ose diagonal duke ushtruar një presion të tillë që të shfaqet një skuqje e lehtë.

Lëvizja masazhuese duhet të përsëritet rreth 30 herë në secilën pikë të stimuluar dhe sapo të mbarojë sesioni i masazhit, është e këshillueshme që të stimulohet pika zero para dy veshëve.

Mjetet që mund t’i përdorni për masazh janë gishtat ose të gjitha ato që kanë një fund të rrumbullakët si lapsat.

Burimi / http://ideegeniali.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top