Që biznesi i lojërave është një gënjeshtër e madhe që zhgënjen, kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Por kur atë e pësojnë fëmijët, të vjen të nxjerrësh një mllef të pashoq për këdo bëhet abuzues.
Këto foto dëshmojnë se si dëshira e një fëmije për të testuar veten në aftësitë për të shenjëstruar saktë, shndërrohet në një zhgënjim të madh. Pasi guxoi të shënjojë 4 objekte, e drejta e fitores u shpërbë në çast.
I zoti i lojës pohoi se rrathët nuk kishin hyrë aq sa duhej. Kësaj hileje me vlerë 100 lekë të reja as nuk ia vlente të merreshe.
Qëllimi i parë që mend ia kisha përsëritur me dhjetëra herë fëmijës sim ishte: Të lutem mami, mos u mërzit! Në asnjë nga lojërat nuk do fitosh! Ato janë bërë për të humbur! Ti shijo adrenalinën që të dhuron!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.