Në Japoni ekziston një traditë shumë e vjetër për përdorimin e orizit, jo vetëm në kuzhinë, por edhe për përdorim kozmetik, terapeutik dhe medicinal.
Orizi përmban vitamina B, të cilat stimulojnë riparimin e qelizave dhe reduktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, uji i orizit ka veti hidratuese dhe antioksiduese, të cilat përmirësojnë aftësinë e lëkurës për të thithur rrezet UV.
Për të mbajtur lëkurën të freskët dhe plot vitalitet, ju mund të përgatisni një maskë natyrale, e përdorur nga gratë japoneze për qindra vjet për të përmirësuar pamjen e fytyrës.
Përbërësit: 3 lugë oriz të bardhë, 1 lugë gjelle qumësht dhe 1 lugë gjelle mjaltë.
Ziejeni orizin plotësisht. Kullojeni atë, vendosni mënjanë ujin e gatimit dhe përzieni orizin me qumësht dhe mjaltë, përziejeni në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen mirë më njëri- tjetrin.
Pas larjes së fytyrës, aplikoni kremin përhapeni mbi gjithë sipërfaqen e saj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujin që ziet orizin.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.