Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë në shfaqjen e problemeve të tilla si puçrra fytyre, njolla ose rrudha. Stresi i përditshëm, ushqyerja e dobët, mungesa e hidratimit ose gjenetika janë padyshim shkaqet kryesore të këtyre çrregullimeve.
Më poshtë sugjerojmë recetën e “maskës së artë”, një krem me origjinë nga India që ndihmon për të luftuar të gjitha llojet e problemeve të lëkurës, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër.
Përbërësi kryesor i maskës është shafrani i Indisë, një erëz e pasur me veti terapeutike, e cila ka një efekt pastrues dhe rinovues në lëkurë.
Hidhni dy sasi të barabarta të ujit dhe lëngut të limonit në një tas. Shtoni një lugë gjelle pluhur shafran Indie dhe përziheni mirë derisa përbërësit të jenë të integruar së bashku. Aplikoni maskën e artë në të gjithë fytyrën, të cilën duhet ta keni pastruar më parë, dhe lëreni të veprojë për 30 minuta para se ta shpëlani me shumë ujë të ftohtë.
Maska e artë duhet të aplikohet çdo ditë në mbrëmje, para se të flini.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.