Disa mënyra të kurimit të akneve shpeshherë lënë gjurmë në formën e shenjave të ndryshme. Prandaj, ajo që ju nevojitet është një metodë alternative për t’i zgjidhur problemet e lëkurës. Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim një maskë e cila është shpëtimi i vërtetë në raste të tilla.
Nëse keni shenja, akne, rrudha ose probleme tjera të lëkurës, atëherë përdorimi i rregullt i kësaj maske do të bëjë mrekulli te ju. Secili përbërës i kësaj maske ka një mënyrë interesante sesi reagon në lëkurë, ndërkaq maska vetvetiu funksionon për t’ju bërë të dukeni të freskët dhe e bën lëkurën të duket e butë dhe e lëmuar.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë çaji lëng limoni
- ½ luge çaji kanellë
- ½ luge çaji arrëmyshk
Përgatitja:
- Përzieni të gjithë përbërësit duke krijuar një masë homogjene.
Aplikojeni në fytyrë, por shmangeni zonën e syve dhe të gojës. Lëreni të veprojë për 30 minuta ose të paktën 10 minuta nëse nuk mund ta duroni ndjenjën e djegies. Ndjesia e shpimit qetësohet pas 5 minutave, pastaj zhduket krejtësisht. Në fund, pastrojeni maskën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem hidratues.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.