Aplikojeni dy herë në javë këtë maskë për fytyrë të yndyrshme. Maska me argjilë të gjelbër dhe kamomil ndihmon në absorbimin e yndyrës dhe mbylljen e poreve.
Përbërësit:
– Çaj kamomili
– 3 lugë gjelle argjilë e gjelbër
Përgatitja:
Argjila e gjelbër është e rekomanduar për lëkurat me yndyrë. Vendosni kamomilin me ujin të ziejë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni çajin të ftohet.
Në një tas hidhni 3 lugë gjelle me argjilë dhe më pas shtoni çajin e kamomilit derisa të realizoni një masë kompakte. Përziejeni mirë dhe më pas aplikojeni në fytyrën e larë më parë.
Lëreni maskën të veprojë për 15 deri 20 minuta. Dhe më pas hiqeni duke e shpëlarë fytyrën me ujë të ngrohtë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.