Hudhra është një nga perimet më të njohura dhe më të përdorura në kuzhinë. Ajo është përdorur që nga kohërat e lashta edhe në mjekësinë tradicionale, por janë të paktë ata që i njohin vetitë e saj estetike.
E pasur me antioksidantë dhe një përbërje aktive të quajtur allicin, ajo gjithashtu është e pasur me vitamina, minerale dhe substanca të tjera bimore me veti anti-inflamatore dhe antibakteriale. Hudhra mund të aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë për ta rinovuar atë.
Karakteristikat antibakteriale të hudhrës ndihmojnë në luftimin e çrregullimeve më të zakonshme të lëkurës, ndërsa ato antioksiduese veprojnë kundër efekteve të radikalëve të lirë, duke parandaluar rrudhat.
Duke kombinuar hudhrën dhe vajin e ullirit është e mundur të merret një maskë hidratuese dhe riparuese, veçanërisht për ata që duan të luftojnë dermatitin.
Përbërësit janë shumë të thjeshtë: mjaftojnë dy thelbi hudhër dhe një lugë vaj ulliri.
Shtypni hudhrat derisa të përftoni një përzierje homogjene, më pas shtoni vajin e ullirit dhe përziejini mirë. Aplikojeni përzierjen në një fytyrë të pastër, lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.