Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju. Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden në shtëpitë e gjithsecilit. Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjim të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë.
Përbërësit:
▪ 2 lugë miell
▪ 1 e bardhë veze
▪ 1 lugë gjelle karotë
Përgatitja:
Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende . E hidhni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur. Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.