Mirëqenie

June 1, 2019 | 8:34

Maska me shafran eliminon rrudhat, njollat dhe puçrrat e fytyrës

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë probleme të tilla si puçrra fytyre, njolla lëkure dhe rrudha. Stresi i përditshëm, ushqimi i dobët, mungesa e hidratimit dhe faktorët gjenetikë janë padyshim shkaqet kryesore.

Në këtë artikull ne do të shpjegojmë se si të përgatisim “maskën e artë” me bazë shafranin e Indisë, një recetë fillimisht nga India, e cila është përdorur për shekuj me radhë kundër problemeve të lëkurës dhe për të pasur një lëkurë më të shëndetshme dhe më të ndritshme.

Përbërësi kryesor i maskës është shafran i Indisë, një erëz e pasur me veti pastruese dhe rinovuese, që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër dhe eliminimin e njollave dhe rrudhave.

Për të përgatitur maskën, derdhni pak ujë dhe disa pika lëng limoni në një enë. Më pas shtoni një lugë gjelle shafran Indie dhe përziheni mirë derisa përzierja të bëhet homogjene dhe e trashë.

Aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën, duke u kujdesur që të mos prekni sytë. Prisni gjysmë ore, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Maskën përdoreni gjithmonë në mbrëmje dhe kurrë gjatë ditës. Ekspozimi i lëkurës në diell pas aplikimit të lëngut të limonit mund të ketë efekt të kundërt dhe të favorizojë shfaqjen e njollave.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top