Lifestyle

July 6, 2019 | 8:20

Maska me sodë buke dhe limon që eliminon rrudhat përgjithmonë

Me kalimin e kohës, papërsosmëritë e fytyrës bëhen më të dukshme, dhe më të dukshmet janë rrudhat. Megjithëse është e pamundur që ato të zhduken plotësisht (madje edhe me kirurgji), është e mundur të parandalohet shfaqja e tyre.

Më poshtë sugjerojmë një maskë me sodë buke që është shumë efektive kundër rrudhave. Përgatitja dhe aplikimi janë shumë të thjeshta, megjithatë ju sugjerojmë që t’i ndiqni me kujdes udhëzimet.

Përbërësit: dy lugë sodë buke, 3 lugë ujë mineral natyral, 1 limon, pak mjaltë dhe vaj ulliri.

Përzihet uji me sodë buke për të marrë një përzierje homogjene, pastaj shtoni disa pika vaj limon, një majë luge mjaltë dhe vaj ulliri, duke vazhduar ta përzieni. Aplikojeni në të gjithë fytyrën, duke u përpjekur të shmangni kontaktet me sy. Lëreni të veprojë për rreth 15-20 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Aplikojeni këtë maskë para se të flini, 3 herë në javë, për të eliminuar rrudhat e fytyrës.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top