Tashmë nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para apo t’u nënshtroheni ndërhyrjeve kirurgjikale për t’u dukur më e re, pasi ekziston një maskë natyrale me vetëm tre përbërës që do ua mundësojë këtë gjë.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji me vaj kokosi
- 1 të bardhë të vezës
- Gjysmë luge çaji lëng limoni
Përgatitja:
Thyejeni vezën në një tas dhe ndajeni të bardhën e verdha, pastaj rriheni për pak momente. Kur ta bëni këtë, shtoni lëngun e limonit dhe vajin e kokosit. Përziejeni mirë dhe produkti është gati.
Përdorimi:
Për ta përdorur, fillimisht duhet ta pastroni fytyrën mirë me ujë të vakët dhe sapun, ta thani me peshqir dhe pastaj të aplikoni maskën. Me gishta i bëni masazh fytyrës në lëvizje rrethore dhe shumë lehtë. Maskën lëreni të veprojë për 15 minuta, pastaj pastrojeni me ujë. Për rezultate më të mira, përsëriteni këtë procedurë disa herë në javë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.