Lifestyle

April 16, 2019 | 13:08

Maska natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj, mjafton të gjeni pak minuta. Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj.

Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën. Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një pastrues i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat e vdekura, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt.

Kjo recetë kërkon qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës. Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin.

 Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle kafe e bluar (ose llumin e kafes turke)
  • 2 lugë gjelle pluhur kakao
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle qumësht i paskremuar. Mund ta zëvendësoni dhe me ujë ose qumësht bajameje nëse dëshironi

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël derisa të krijojnë një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë duke e mesazhuar atë. Lëreni të veprojë për 15-20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë!

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top