Pamja e lëkurës së fytyrës ka rëndësi të madhe për përshtypjen e përgjithshme që ne krijojmë te njerëzit, pasi gjëja e parë që njerëzit shohin te ne është fytyra. Sidoqoftë, fytyra kërkon kujdes të vazhdueshëm në aspektin e produkteve efikase dhe të shëndetshme, por kërkon edhe një stil më të shëndetshëm të jetesës.
Faktorë të ndryshëm ndikojnë në gjendjen e lëkurës që kemi në fytyrë dhe njerëzit shpeshherë kanë probleme me shenja, akne, njolla të diellit, rrudha, etj. Për të rikthyer bukurinë dhe vitalitetin e lëkurës, shumica e njerëzve provojnë produkte të shtrenjta komerciale, ndonëse shpeshherë këto produkte janë thjesht jo efikase dhe të mbushura me kimikale të dëmshme.
Por, ekspertët thonë se ka disa mënyra natyrale për ta rigjeneruar, pastruar dhe freskuar fytyrën me kosto të përballueshme. Maska e mëposhtme është krejtësisht natyrale dhe të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm për lëkurën. Maska largon të gjitha problemet e lëkurës dhe e bën atë të shëndetshme dhe të pastër.
Përbërësit:
- Sodë buke
- Uthull molle
- Mjaltë
- Gjysmë limoni
Përgatitja:
Shtoni një lugë çaji uthull molle në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë. Në një tas tjetër, hidhni sodën e bukës dhe pastaj shtoeni ujin dhe uthullën. Pasi ta bëni këtë, shtoni lëngun që e një gjysmë limoni, dhe përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene.
Përdorimi:
Lani fytyrën në mënyrë që të hapni poret dhe eliminoni të gjitha grimcat e makijazhit. Me një copë pambuku thani lëkurën. Pasi ta bëni këtë, aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Në fund pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.