Lifestyle

December 15, 2016 | 13:24

Maska që eliminon vrajet në fytyrë

Kush nuk do të donte një fytyrë të pastër? Kjo është arsyeja pse shumë njerëz investojnë paratë e tyre në blerjen e produkteve të shtrenjta dhe për trajtime që shpesh nuk japin rezultatet e duhura. Në vend të ilaçeve ju mund të trajtoni fytyrën me përbërës natyralë për të eliminuar rrudhat, njollat dhe shenjat.

1

Ju nevojiten:

  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë gjelle arrëmyshk
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 lugë gjelle kanellë pluhur

I bëni bashkë të gjithë përbërësit në një tas derisa masa të njëtrajtësohet. I shtoni më shumë mjaltë, në qoftë se lëkura juaj është e ndjeshme. Mjalti ka veti të mëdha qetësuese dhe lehtëson inflamacionet në lëkurën tuaj. Gjithashtu, në maskë mund të shtoni argjile të bardhë ose të gjelbër. Hidhni më shumë ujë, nëse doni përzierje të hollë.

Sigurohuni që të mos lyeni sytë dhe gojën. Mbajeni për 10 minuta, para se të lani fytyrën me ujë të ngrohtë. Këtë maskë duhet ta përdorni shpesh dhe vetëm në zonat problematike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top