Lifestyle

January 21, 2019 | 13:14

Maska që largon nga fytyra rrudhat dhe shenjat e lodhjes

Ekspozimi i pakontrolluar në diell, dehidratimi, çrregullimet hormonale dhe veprimi i radikaleve të lira janë disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e shenjave të lodhjes dhe rrudhave të para në fytyrë.

Maska e mëposhtme largon nga fytyra shenjat e lodhjes dhe rrudhat, duke e bërë të duket më e shëndetshme se kurrë më parë. Për një rezultat më të mirë, këshillohet ta përdorni 1 herë në 3 ditë.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle pure domatesh
  • 3 lugë gjelle lëng karotash
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 3 lugë gjelle pure karotash
  • 1 lugë gjelle qumësht.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit një nga një, duke ndjekur radhitjen e mësipërme, derisa të formohet një masë kremoze. Më pas aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës. Mbajeni 20-30 minuta derisa lëkura ta përthithë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, ku duhet të hidhni paraprakisht disa kuba akulli.

I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj. Domatet janë një nga perimet më të pasura me vlera ushqyese. Ato përmbajnë vitaminë A, B6, C, E, K, hekur, zink, antioksidantë dhe acid malik që është shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës. Karota është gjithashtu një depo e vërtetë vlerash ushqyese. Qumështi është i pasur me acid laktik, çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe të bukur.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top