Lifestyle

February 11, 2019 | 10:01

Maskat, mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës

Maskat bëjnë që fytyra juaj të shkëlqejë. Një herë ose dy herë në javë, në varësi të llojit, çlironi lëkurën nga stresi, smogu, lodhja dhe qelizat e vdekura.

  • Jepini shkëlqim fytyrës dhe trupit me skrab.
  • Hidratojeni me maska hidratuese.
  • Pastrojeni me trajtime specifike.

Ju do të zbuloni se Makeup-i zgjat më shumë dhe baza e tij nuk “rrudhë”. Ju do të zbuloni se kremi juaj është me të vërtetë efektiv… Dhe përveç kësaj do të keni një lëkurë që kurrë nuk e keni parë!

Të gjithë duhet të dinë se maskat e fytyrës lajnë, pastrojnë ose hidratojnë. Maska është plotësuesi i duhur për pastrimin e fytyrës; është mirëmbajtja e trajtimit estetik; është gjesti javor që e bën trajtimin e ardhshëm efektiv.

Me të drejtë, në kopsht nuk lihen gjethe të thata, sepse toka nuk mban ujë, kështu edhe lëkura duhet të lirohet nga qelizat e vdekura, pasi në këtë mënyrë trajtimi anti-plakje dhe hidratues bëhet mjaft efektiv.

Trajtimi exfoliating lejon që lëkura të oksigjenohet; hidratuesi ruan elasticitetin; trajtimi pastrues hap poret: krijoni përzierje për lloje të ndryshme fytyre për një rezultat edhe më të mahnitshëm.

Vetëm në këtë mënyrë lëkura merr frymë dhe zbulon shkëlqimin natyror.

 

Burimi / blog.lloydsfarmacia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top