Në fokus

December 23, 2015 | 14:15

Mbajtja e pajisjeve teknologjike në shtrat shkakton lloje të ndryshme kanceri

Teknologjia – Përdorimi i pajisjeve teknologjike disa orë përpara se të flini, jo vetëm që ju largon gjumin dhe dëmton qelizat e syve, por zbulimet më të fundit thonë se mund të shkaktojë lloje të ndryshme kanceri.

Ne kemi dëgjuar se përdorimi i pajisjeve teknologjike përpara gjumit mund ta dëmtojë atë, por një kërkim i ri sugjeron se problemi është edhe më serioz.

Leximi nga një iPad përpara gjumit jo vetëm që e bën më të vështirë të flini, por gjithashtu ndikon në përgjumjen dhe vigjilencën ditën e nesërme, sipas një kërkimi të ri nga Spitali Birgham në Boston.

Studimi u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA këtë të hënë, ku thuhej se zbulimet mund të prekin këdo që përdor një lexues elektronik të librave, laptop, smartfonë ose televizorë të caktuar përpara gjumit.

Kërkimi i ri mbështet konkluzionin nga studime të mëparshme, të cilat kanë zbuluar gjithashtu se qëndrimi para një ekrani përpara se të flini mund të jetë i dëmshëm.

“Ne e dimë nga studime të mëparshme se drita nga ekranet në mbrëmje ndryshon gjumin dhe gjallërinë dhe ul nivelet e melatoninës”, tha doktoreshë Anni-MarieChang, një neuroshkencëtare në departamentin e gjumit në Spitalin Birgham.

“Ky studim tregon rezultate gjithëpërfshirëse të një krahasimi direkt mes leximit me një pajisje që çliron dritë dhe leximit të një libri të printuar dhe pasojat e tyre te gjumi”, tha bashkautorja e studimit.

Nëse nuk të ndiheni si një zombi gjatë ditës, zbulimet janë të qarta: lexoni një libër të printuar nëse doni të stimuloni mendjen përpara gjumit dhe shmangni ekranet sikur të kenë ndonjë rëndësi themelore për jetën tuaj.

Chang tha se mungesa e gjumit, jo fjetja mjaftueshëm apo cilësia e keqe e gjumit, është e lidhur me probleme të tjera shëndetësore, si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shtypja kronike e melatoninës është e lidhur gjithashtu me rrezikun në rritje të disa kancerëve, tha ajo.

Nuk është e nevojshme të thuhet se gjumi sjell shumë përfitime ndaj mungesa e tij është një ide e keqe.

Studimi zgjati për dy javë dhe përfshiu 12 pjesëmarrës që lexuan në një iPad për katër orë përpara gjumit për pesë ditë rresht, një proces që u përsërit me libra të printuar. Për disa, kronologjia ishte e ndryshme: ata filluan së pari me librat e printuar dhe pastaj kaluan te iPad-ët.

Lexuesve në iPad iu desh një kohë më e gjatë për të rënë në gjumë, ndiheshin më pak të përgjumur gjatë natës dhe kishin gjumë REM më të shkurtër krahasuar me ata që lexonin libra, zbuluan kërkuesit.

Lexuesit në iPad gjithashtu sekretonin më pak melatoninë, e cila ndihmon në rregullimin e gjumit. Ata ishin gjithashtu më të lodhur se lexuesit e librave në ditën tjetër, edhe pse kishin bërë tetë orë të plota gjumi.

Pasojat mund të jenë edhe më të rënda se ato që kërkuesit vëzhguan në kërkimin e tyre. Chang thotë se për shkak se përdoruesit e iPad-it ishin më vigjilentë, njerëzit që shohin ekrane përpara se të flenë qëndrojnë më vonë zgjuar nga sa u lejuan pjesëmarrësit në studim, duke e shkatërruar edhe më tepër gjumin.

Nëse e keni shumë të domosdoshme të përdorni tabletin, celularin apo kompjuterin tuaj përpara se të flini, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë më të sigurt.

Përpiquni të përdorni një filtër që bllokon dritën blu, madje ka një aplikacion në android që bën të njëjtën gjë ose mund të blini një filtër fizik për pajisjen tuaj në iOS.

Kërkuesit kanë zbuluar se drita blu ju bën më vigjilentë dhe i ul shumë nivelet e melatoninës, duke dëmtuar për këtë arsye cilësinë tuaj të gjumit.

“Rekomandimi më i mirë është të shmangni ekranet që lëshojnë dritë përpara kohës së gjumit”, thotë Chang. “Për ata që i kanë të domosdoshme këto pajisje në mbrëmje, përdorni teknologji që filtron dritën blu, duke e pakësuar disi efektin.”

Drita blu

Drita mund të sjellë si dëme dhe përfitime në shikimin dhe shëndetin tonë. Drita natyrore e diellit përmban si dritë ultravjollcë dhe dritë blu. Ne të gjithë i njohim dëmet që sjell drita ultravjollcë dhe vëmë syze dielli për ta parandaluar dëmin afatgjatë. Por çfarë dimë për dritën blu?

Drita blu, që është pjesë e spektrit të dritës që shikohet nga syri, arrin më thellë në sy dhe ka një efekt grumbullues që mund të shkaktojë dëm te retina dhe lidhet me zhvillimin e degradimit makular të lidhur me moshën.

Drita blu nuk hyn në sytë tuaj vetëm përmes burimeve natyrore si dielli. Sytë tanë thithin gjithashtu dritë blu nga burimet dixhitale të përditshme. Me kalimin e kohës, sytë tanë ekspozohen ndaj shumë teknologjive që çlirojnë dritë blu, si kompjuterët, televizorët apo telefonat. Ky grumbullim i ekspozimit ndaj kësaj drite ka potencialin të dëmtojë qelizat retinale, siç është zbuluar së fundmi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top