Sipas toksikologëve të Qendrës kundër Helmeve të Irccs- Fondacioni Maugeri në Pavia dhe të Qendrës Kombëtare të Informacionit Toksikologjik (Cnit), bimët dhe lulet e Krishtlindjes, ato që përdorim çdo vit gjatë festave, mund të jenë helmuese. Sipas të dhënave të arkivuara në urgjencën e spitaleve, helmimi aksidental, është regjistruar në 72% të rasteve ndërsa 4% e rasteve ka ndodhur për shkak të përtypjes.
Fëmijët e vegjël, të moshës më pak se 10 vjeç, të cilët janë më pak të kujdesshëm dhe të rrezikuar, bënin pjesë në 50% të rasteve të helmimit. Shenjat e helmimit janë pështjellim, të vjella, diarre, por edhe vetëm kontakti me këto bimë mund të shkaktojë kruajtje. Ndaj studiuesit sugjerojnë që në këtë periudhë festash, të tregoni kujdes me këto bimë.#revistapsikologjia
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.