Editorial

March 21, 2018 | 11:14

Mbërrin ekuinoksi pranveror, ja efektet anësore të ndryshimit sezonal

Ekuinoksi në astronomi është çasti kohor kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta.

Kyr hyn ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën. Fenomeni astronomik për këtë vit nis në orën 12:25 minuta. Në vjeshtë do të ndodhë më 22 shtator në orën 20:02 minuta. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 25 dhe 26 marsit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë para.

Pranvera erdhi. Shumë mezi po e prisnin daljen nga stina e dimrit, të tjerë me një ndryshim të ri të stinës dhe natyrisht me pak frikë.

frau schaltet morgens den wecker aus

Në fakt, mund të ndodhë që tranzicioni nga ora standarde diellore në atë ligjore (dhe anasjelltas) paraqet një moment kritik në gjendje të luhasë ekuilibrin tonë neurokimik, duke shkaktuar një gjendje jo fort të mirë psikofizike, qëndruar më pranë depresionit.

Sipas mjekes Valeria Buono, “nëse filloni të ndiheni të lodhur, nervozë, apatikë në fillim të pranverës ose me ardhjen e vjeshtës, me shumë gjasa vuani nga çrregullimi afektiv sezonal, i lidhur me ndikimin e variacioneve klimatike në sistemin endokrin. Mos kini frikë! Të gjithave u gjendet ilaçi!

 

 

Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top